Problemet me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtari Artur Gaxha

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha.

Nw seancën dëgjimore të 4 shtatorit, KPK konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte burimin e ligjshëm të një pjese të pasurisë.

Gaxha kishte në pronësi një apartament në Tiranë 124,8 m2 të cilin ai kishte deklaruar se ia  kishte blerë babait të bashkëshortes në vlerën 1 milion lekë.

Në lidhje me çmimin e ulët, Gaxha është shprehur se ai ka qenë i tillë për shkak të marrëdhënies baba-bijë.

Gjyqtari kishte blerë një tjetër apartament 180 m2 në Tiranë, në vlerën 200 mijë euro.

Si burim pasurie, ai kishte deklaruar 120 mijë euro kredi.

40 mijë euro nga shitja e një apartamenti në Golem, 1,5 milionë lekë nga shitja e autoveturës dhe kursime.

KPK  u shpreh se në 2010 gjyqtari nuk kishte deklaruar burimin e shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën.

Gaxha  zotëronte një garazh 25 m2, në vlerën 3,2 milionë lekë si dhe nje  tokë arë në Mjull Bathore, 900 m2,  të cilat kishin si burim shitjen e një apartamenti por sipas KPK-së pagesa nuk është bërë përmes llogarisë bankare të noterit.

Gjithashtu, gjyqtari ka deklaruar fitimin e 84 mijë dollarëve nga një llotari në vitin 2006.

Share This Article