Problemet me ujin e pijshëm, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së kërkesë Bashkisë së Tiranës: Çfarë masash janë marrë për zgjidhjen e kësaj situate

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dorëzuar në Bashkinë e Tiranës një kërkesë zyrtare me anë të së cilës kërkon informacion për mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe masat e marra.

Blushi bën me dije se kërkesa i është drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe drejtorit të UKT, Elton Kacidhja.

“Shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga Bashkia janë i vetmi prioritet”, thekson shkruan ai.

Reagimi i Tedi Blushit

Nisur nga gjendja shumë problematike e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë, të raportuar periodikisht edhe nga qytetarët, nga fakti se furnizimi me ujë 24 orë nuk u realizua kurrë dhe në kushtet kur cilësia e ujit është skandaloze, pavarësisht çmimit të lartë, ju drejtova sot Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Drejtorit të UKT, Elton Kacidhja me një kërkesë zyrtare për masat e marra për zgjidhjen e kësaj situate shqetësuese.

Shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, si dhe shërbimi dinjitoz që ata meritojnë nga Bashkia janë i vetmi prioritet!

Share This Article