ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 6 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 6 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 6 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 6 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Procesi Berlinit, Ministria e Financave organizon forumin rajonal të ekonomisë

albnews by albnews
18 September, 2023
in Shqiperia, Technologji
0
Procesi Berlinit, Ministria e Financave organizon forumin rajonal të ekonomisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të organizojë në Tiranë, në datë 26 shtator, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023.  

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri të ditur se forumi do të mbledhë së bashku ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë të Procesit të Berlinit, me fokus avancimin e tregut të përbashkët rajonal, për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.

RelatedPosts

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, plan për prishjen e 20 objekteve të ndërtuara pa leje

“Ky forum do të reflektojë mbi arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e këtij plani dhe avancimin e agjendës së integrimit rajonal nëpërmjet mbështetjes në kuadër të Procesit të Berlinit, si një instrument shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian. Në këtë takim, do të diskutohet mbi lehtësimin e tregtisë dhe reduktimin e barrierave, integrimin e tregjeve, rritjen e bashkëpunimit rajonal, integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit dhe përgatitjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor për një integrim eventual në Eurozonë.”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu, diskutimet do të përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së. Në këtë kuadër, do të diskutohet edhe lidhur me sfidat kryesore për përmirësimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, në mënyrë që të përcaktohet orientimi politik dhe hapat konkretë, në kuadër të Procesit të Berlinit, sa i takon mbështetjes për qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së nga ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Së bashku me Forumin e Ministrave do të zhvillohet Forumi i Biznesit, me titull “Hyrja në Tregun Unik si një potencial për rritje për Ballkanin Perëndimor”. Ky forum synon të paraqesë arritjet kryesore dhe hapat drejt integrimit në BE, si dhe të theksojë nevojat dhe rekomandimet nga komuniteti i biznesit të Ballkanit Perëndimor për të shfrytëzuar plotësisht potencialet e rritjes së rajonit. Forumi bashkëorganizohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (ËB6 CIF), së bashku me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Ai u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Gjermani, Francë, Austri, Kroaci, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result