Duke sfiduar pandeminë Corona në Sofje po zhvillohet në mënyrë virtuale samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. E pranishme është edhe kancelarja Angela Merkel, si iniciatore e këtij procesi.
Grafiku i rritur i pandemisë Corona në vendet e Bashkimit Europian, (BE) dhe të Ballkanit Perëndimot,(BP) nuk ka ndikuar në ꞔuarjen përpara të axhendës së Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelars Merkel.
Në kuadër të këtij procesi sot (10.11) zhvillohet Samiti i Sofjes. Drejtuesit politikë të vendevetë Ballkanit Perëndimor, (BP) dhe të Bashkimit Europina, (BE) marrin pjesë në këtë samit on-line duke ndjekur traditën e krijuar me samitet në Vjenë, Paris, Trieste. Londër, Podzdan, që nga fillim i Procesit të Berlinti në Berlin, në verën 2014 për t’i dhënë impulse procesit integrimit europian të BP .
Burime zyrtare thanë për DW se në qendër të punimeve të këtij samiti është mirarimi i një plani për t’u ndjekur dhe jetësuar krijimin e komunitetit ekonomik të përbashkët në BP, nga i cili pritet të pëfitojnë bizneset dhe qytetarët e vendeve të rajonit.
Plani në fjalë ka të bëjë me hapa konkrete si heqja e barrierave tregëtare, bashkërendimi i politikave në investime, njohja e diplomave dhe përvojave profesionale në mënyrë të ndërsjelltë nga vendet e rajonit dhe inkurajim i marrdhënieve tregëtare online.
Nuk ka bashkëpunim rajonal pa përfshirje të barabartë
Në kuadër të Samitit të Sofjes u zhvillua të hënë, (9.11) takimi virtual i Ministrave të Jashtëm të BP dhe i vendeve të BE, që mbështesin Proccsin e Berlinit.
Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, thanë për DW, se Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kërkoi që Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia të njohin Republikën e Kosovës, që bashkëpunimi rajonal të realizohet.
“Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik dhe pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, ” reagoai në median sociale Cakaj pas përfundimi ttë takimit virtual.
Liberalizimi sa më i shpejtë i vizave me Republikën e Kosovës është një tjetër çështje e ngritur nga Shqipëria në takimin në fjalë.
“Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian”- thekson Gent Cakaj ne median sociale.
Politika më pranë nevojave të njerëzve
Këtë kërkuan përfaqësuessit e shoqërive civile të BP dhe te BE , që morën pjesë në Forumin e Shoqërisë Cvile, që u zhvilua on- line të hënën, (9.11) dhe i parapriu Samtit të së martës (10.11) në Sofje. Pjesëmarrësit u përqëndruan në diskutimet për prioritetet e Procesit të Berlinit në kushtet aktuale në tri fusha kryesore: politikën e jashtme, mjedisin, dhe energjisë, të para në këndvështrimin e zhvillimeve gjeo – strategjike në rajon, përpjekjeve të Kinës dhe Turqisë për të rritur ndikimin e tyre në BP. Pjesëmarrësit argumentuan domosdoshmërinë e rritjes së e bashkëpunimit mes qeverive të BP dhe shoqërive civile.