ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 2 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 3 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 4 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 4 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Procesi i Berlinit në Tiranë. Këshilltarja e kryeministrit: Nuk ka kërkesa për takime nga Kosova, Greqia

albnews by albnews
14 October, 2023
in Shqiperia
0
Procesi i Berlinit në Tiranë. Këshilltarja e kryeministrit: Nuk ka kërkesa për takime nga Kosova, Greqia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Samiti i Procesit të Berlinit të hënën do të vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes, duke nxjerrë në pah rolin e saj të rëndësishëm dhe konstruktiv për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Por rëndësia më e madhe e samitit do të jetë për diskutimin që do të bëhet për të ardhmen e rajonit në Bashkimin Europian. Këshilltarja e kryeministrit për Politikën e Jashtme, Odeta Barbullushi beson se pas luftës në Ukrainë, BE është ndërgjegjësuar që me ritmin e ndjekur me Ballkanin Perëndimor duhet të ndryshojë diçka.

RelatedPosts

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, plan për prishjen e 20 objekteve të ndërtuara pa leje

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

“Kryefjala e samitit do të jetë zgjerimi, si do të zgjerohet, mënyrat, mekanizmat, instrumentet që Ballkani Perëndimor të sillet më afër BE,” tha zonja Barbullushi në intervistën për emisionin “Pa censurë” në RTSH.

Aho theksoi se afrimi i rajonit përmes integrimit ekonomik dhe anëtarësimi janë.

“Nuk ecet vetëm me politikën e kushtëzimit pa politikën e solidaritetit,” u shpreh zonja Barbullushi.

Por Samiti i Procesit të Berlinit mund të shihet edhe si një mundësi për të shtensinuar situatën mes disa vendeve të rajonit. Së pari mes Kosovës dhe Serbisë. Në intervistën për emisionin “Pa Censurë”, këshilltarja e kryeministrit tha se pret që Serbia të respektojë protokollin e dakordësuar për të mos përsëritur refuzimin e fotos familjare për shkak të Kosovës. Po ashtu, tryeza mund të jetë një mundësi që edhe kryeministri Rama dhe kryeministri Kurti i Kosovës të kenë rast për t’u takuar të dy, megjithëse deri tani nuk ka asnjë lëvizje për të patur një takim të përgatitur dypalësh.

Siç konfirmoi këshilltarja e kryeministrit, një kërkesë për takim dypalësh nuk ka as nga kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotaqis, i cili do të jetë i pranishëm në Samit të hënën.

Më poshtë një pjesë nga intervista e gazetares Elona Meço me këshilltaren e kryeministrit, Odeta Barbullushi.

Elona Meço: Samiti i Procesit të Berlinit po mbahet në një situatë aspak miqësore në rajon, megjithëse një nga qëllimet e tij është pajtimi. Mes të tjërash, Do të jetë një tryezë me praninë e Kosovës dhe Serbisë. Çfarë pritet nga të dy vendet?

Odeta Barbullushi: Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në një moment tensionimi mës Kosovës dhe Serbisë, moment që ka çuar në bërjen e hapave mbrapa si në procesin e normalizimit, edhe në bashkëpunimin rajonal. Do të shkoja më larg, duke thënë që e ka bërë tejet sfidues bashkëpunimin rajonal. Shpresoj që të hënën vendet e rajonit të jenë në një zë përsa i përket kërkesave dhe nevojave jetike në lidhje me afrimin me tregun e përbashkët me BE dhe afrimin tonë me mekanizma të BE-së, ndërkohë që vazhdohet me proceset tona individuale bilaterale për negociatat për anëtarësim me BE.

Elona Meço: Ministri i jashtëm serb refuzoi pak ditë më parë foton familjare për shkak të pranisë së simboleve dhe lërfaqëses së Kosovës. Prisni të tilla incidente apo jeni marrë vesh paraprakisht me zyrën e kryeministres së Serbisë?

Odeta Barbullushi: Kam dakortësuar me zyrën e kryeministres së Serbisë, si dhe me zyrat e kryeministrave të të gjithë vendeve të tjera të rajonit, protokollin që do të përdorët në të gjithë aktivitetet e nivelit të lartë, në ministeriale dhe në Samitin e Procesit të Berlinit, që bazohet ekzaktësisht në protokollin e përdorur në eventet e ministerialeve dhe Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit herë e shkuar nga Gjermania.

Elona Meço: Pra do të ketë një foto familjare?

Odeta Barbullushi: Ky është një protokoll i dakortësuar nga 5 vendet e tjera, nga Komisioni Europian, nga prganizata rajonale, nga Gjërmania dhe vendet e tjera. Ne nuk do të bëjmë asnjë ndryshim nga ky protokoll i dakordësuar. Për shkak se ishte i dakordësuar, ne kishim sfondin me flamujt, ku do të bëhej fotoja e familjes të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Elona Meço: Prisni që Serbia ta respektojë këtë dakortësim apo jo?

Odeta Barbullushi: Ne presim që të gjithë vendet të respektojnë protokollin e dakordësuar dhe të ndjekur që vitin e kaluar.

Elona Meço: Nga ana tjetër, duke përfituar nga rasti që Albin Kurti është në Tiranë, do të ketë një takim dypalësh mes tij dhe kryeministrit Rama?

Odeta Barbullushi: Gjatë ditës së hënë do të ketë shumë momente takimi dhe bisedash të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Nuk jam ende në dijeni të një kërkese për një takim biletaral, por detajet e axhendës ndryshojnë nga ora në orë. Deri tani, në dijeninë time, nuk kemi një kërkesë të tillë.

Elona Meço: Por në këtë tryezë ne ulemi duke pasur përballë edhe Greqinë zemërthyer për shkak të rastit Beleri. Janë bërë përpjekje për të pasur takim biletaral me kryeministrin Micotaqis?

Odeta Barbullushi: Kryeministri grek do të jetë i pranishëm në Samit të hënën. Aty do të krijohen momente për takime dypalëshe apo një platformë më të zgjeruar mes liderëve. Nuk jam në dijeni të një kërkese të tillë, por për ne është e rëndësishme që kryeministri i Greqisë të jetë i pranishëm, pasi Greqia është një nga vendet që i është bashkuar më vonë Procesit të Berlinit ne kërkesë të tyre dhe me interes të veçantë për të qenë pjesë e kësaj platforme rajonale. Në nivelin bilateral, prania e Greqisë është shumë e rëndësishme. Kemi një iniciative të rëndësishme në fushën e ndërlidhjes së transportit dhe tregtisë, siç është zbatimi i korridoreve të gjelbra për vijën kufitare të Kapshticës me Greqinë, siç kemi dhe shumë nisma të tjera me Greqinë në fushën e bashkëpunimit ekonomik, të infrastrukturës, energjisë. Prandaj për ne është një lajm shumë i mirë që kryeministri grek do të jetë i pranishëm të hënën.

Elona Meço: Mesa duket takime bilaterale të dakordësuara paraprakisht nui do të ketë, por shpresoj që Samiti të shërbejë në shtensionimin e marrëdhënieve tona me Kosovën dhe Greqinë.

Odeta Barbullushi: Ne kemi parashikuar dhe një moment të veçantë gjatë drekës së liderëve, ku ata mund të diskutojnë për stadin e marrëdhënieve dypalëshe dhe stadin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve tona, por dhe mes vendeve kufitare anëtare të BE, që janë dhe vende anëtarë të Procesit të Berlinit. Gjatë takimit mund të krijohet një moment, kur mund të krijohet si nga Komisioni Europian, edhe nga vendet zgjidhje apo propozime të mundshme për zhbllokimin e kësaj situate, si në nivelin dypalësh mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe problematikave të tjera që mund të kemi në rajon.

Elona Meço: Megjithatë do të kemi Presidentin e Francës Emanuel Macron në një vizitë zyrtare, të parën për një president francez. Çfarë sjell në Tiranë Emanual Makron? 

Odeta Barbullushi: Në të vërtetë, vizita dypalëshe e Presidentit Makron në Tiranë javën që vjen është kulmimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, që vitet e fundit ka njohur vetëm ngritje dhe thellim dhe zgjerim në fusha të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh. Kjo është hera e dytë që Presidenti Makron vjen në Tiranë pas pjesëmarrjes në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor vitin e kaluar, por kjo është vizita e parë dypalëshe e një presidenti francez në Shqipëri. Përveç segmentit politik-diplomatik mbi sigurinë e Europës, mbi çështjet rajonale, ne, po ashtu, presim të kemi një segment te veçantë kushtuar bashkëpunimit ekonomik në fushën e energjisë, në fushën zhvillimore mes vendeve tona. Edhe kjo shënon një hop të ri të marrëdhënieve dypalëshe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result