Procesi i Berlinit/ Zëdhënësi i kancelarit Scholz: Do diskutohet për sulmin terrorist në Banjskë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konfirmuar pjesëmmarjen e tij në Samitin e Berlinit, që do zhvillohet në Tiranë, (16 tetor) me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit, bisedimet do të mbulojnë çështjet e bashkëpunimit rajonal, integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së dhe ndryshimin ekologjik dhe digjital në Ballkan, shkruan Deutsche Ëelle.

Duke referuar deklaratës së tij,  në  Procesin e Berlinit pritet të diskutohet edhe për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Komunitetit Politik Evropian

Përveç Scholzit, në Samitin e Berlinit do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. 

Share This Article