Procesi i integrimit në BE/ Merkel ndan Maqedoninë nga Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka bërë një diferencë mes hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian, Merkel ka folur rreth mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por kur i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel theksoi “nëse është e mundur”.

“Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi”, tha ajo.

Sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të BE-së, mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut duket i mundshëm në 10 nëntor.

Ndërsa fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, ka shumë pak gjasa të ndodhë gjatë presidencës gjermane.

Share This Article