Procesi i vaksinimit të mësuesve në Elbasan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla bëri një vizitë në në qendrën e vaksinimit, ku vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve të Elbasanit.

Në fjalën e tij Balla tha se në të gjithë qarkun e Elbasanit vaksinimi i mësuesve po ecën me ritme të shpejta dhe brenda një kohe të shkurtër do të imunizohen të gjithë mësuesit, në mënyrë që mësimi të zhvillohet në kushte normale.

Balla përgënjeshtroi lajmet që qarkullojnë së fundmi në lidhje me bllokimin e vaksinës AstraZeneca në disa shtete, duke thënë se nëse do të verifikohen do të rezultojnë lajme të rreme.

“AstraZeneca po përdoret gjerësisht në Britaninë e Madhe, ku vetë kryeministri u vaksinua. E certifikuar nga institucionet ndërkombëtare kjo vaksinë nuk le vend për dyshime për cilësinë dhe efikasitetin e saj”, deklaroi Balla.

Share This Article