Prodhimet shqiptare bllokohen në Kukës, shkak vendimi i Kurtit për targat serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Morinit në Kukës.

Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare.

Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.

Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës.

Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej 2 ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit.

Share This Article