Albania
Prodhimi i energjisë në Shqipëri bie me 40 për qind
Prodhimi neto i energjisë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit është 40 për qind më pak sesa e njëjta periudhë një vit më parë duke reflektuar kështu vitin jo të mirë hidrik në të cilin gjendet vendi.
Prodhuesit me përparësi të energjisë (HEC-et me kapacitet deri në 15MW) si dhe prodhuesit e pavarur privatë dhanë 54 për qind të energjisë neto në vend në 6 muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat zyrtare për gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë ishte deri në fund të qershorit mbi 3.66 milionë MWh nga të cilat KESH prodhoi vetëm 1.7 milionë MWh.
Pjesa tjetër i takon prodhuesve të pavarur të tillë si Devoll Hydropower me dy HEC-et e tij, Kurumit, Ayen Enerji dhe më i vogli ndër këto HEC-e ai Qani.
Konsumi nga ana tjetër regjistroi një nivel prej 4.25 milionë MWh çka tregon që prodhimi total mund të mbulonte vetëm 80 për qind të konsumit. Ky i fundit ka pësuar një rritje të lehtë në raport me një vit më parë që në shifra është thuajse i pandjeshëm.
Në tregun e liberalizuar KESH, që i është ngarkuar sigurimi i energjisë së nevojshme për Furnizuesin e Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group) ka marrë rreth 18 për qind të energjisë së nevojshme për konsum.
Gjatë këtij viti çmimet e energjisë në bursa kanë arritur nivele të frikshme ku në orare piku një MWh energji është tregtuar deri në 700-750 euro ndërkohë që çmimet në Bursën Hungareze të cilën vendi ynë ka referencë përgjatë muajit korrik dhe gusht janë luhatur kryesisht mes 350-500 euro/ MWh.
Kompanisë publike i është dashur të shpenzojnë qindra milionë euro për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum ndërkohë që deri në fund të këtij viti fatura pritet që të rritet edhe më tej duke rritur presionin mbi financat e kompanive dhe nevojën e qeverisë për të vijuar mbështetjen.
Kjo e fundit deklaroi pak muaj më parë se do të shihte opsionin rritjes së çmimit për ata që konsumojnë mbi një fashë të caktuar që fillimisht u tha se do të ishte 700 kwh dhe më pas 800 kwh. Kjo nismë lidhet me një tentativë për të dekurajuar konsumin por që deri më tani nuk është marrë asnjë vendim konkret.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
Albania
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania8 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
