Prodhohet pistoleta Glok që duket si lodër Lego

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kompani për prodhimin e armëve është duke u përballur me kritika të ashpra për prodhimin e një pistolete të vërtetë, e cila duket si lodër fëmijësh e bërë me Lego.

Kompania “Culper Precision” tha se pistoleta me pamje të pazakontë, Block19, është dizajnuar në këtë formë për ta theksuar kënaqësinë e pastër të sportit të gjuajtjes me armë, shkruan BBC.

Megjithatë, prodhuesi i njohur danez i lodrave, “Lego”, i ka shkruar kësaj kompanie për t’ia kërkuar ndërprerjen e prodhimit të këtij modeli të armës, e cila nga jashtë duket sikur është ndërtuar me copa të lodrave Lego.

Aktivistët që bëjnë thirrje për kontroll më të rreptë të armëve thonë se kjo pistoletë është e rrezikshme dhe se prodhim i i saj është veprim i papërgjegjshëm.

Shannon Watts nga një grup për kontrollimin e armëve tha se organizata e ka kontaktuar kompaninë “Lego” dhe se ajo më pas i ka dërguar letër kompanisë amerikane që e prodhon këtë pistoletë.

Ajo e kritikoi prodhuesin amerikan, duke thënë se ka rrezik që fëmijët të tërhiqen për të përdorur armë zjarri edhe atëherë kur ato nuk duken si lodra.

Drejtori i kompanisë amerikane tha se pas diskutimeve me një avokat, ai ka vendosur që ta respektojë kërkesën e prodhuesit danez të lodrave “Lego”.

Pas reagimeve të shumta, arma është larguar nga uebfaqja e prodhuesit “Culper Precision”.

Share This Article