ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mimmo”- delfini i Venezias (video) 6 hours ago
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit 8 hours ago
Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare 9 hours ago
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave 10 hours ago
Taulant Toma arratiset për herë të katërt nga burgjet italiane 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Profecia që u realizua në ajër, tragjedia e parashikuar e 29 janarit në Uashington

albnews by albnews
2 August, 2025
in Bota
0
Profecia që u realizua në ajër, tragjedia e parashikuar e 29 janarit në Uashington
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 29 janar, kapitenia Rebecca M. Lobach po i nënshtrohej një vlerësimi vjetor fluturimi me një helikopter Black Hawk pranë Uashingtonit kur instruktori i saj, kur oficeri Andrew Eaves i kujtoi një  parim thelbësor në aviacion: konfirmo dhe verifiko të gjitha procedurat e emergjencës. Paralajmërimi i  tij rezultoi profetik: më pak se një orë më vonë, helikopteri u përplas në ajër me një avion të American Airlines duke vrarë 74 persona nga të dyja mjetet ajrore.

Zanafilla e përplasjes ishin një seri dështimesh institucionale, raporton New York Times. Ushtria përdorte mjete fluturimi me teknologji të vjetër dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA) i lejoi helikopterët të operonin shumë pranë rrugëve komerciale të fluturimit. Natën e përplasjes, një kontrollues i vetëm i trafikut ajror ishte përgjegjës për dy role kritike duke rritur marzhin e gabimit.

RelatedPosts

Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

Zelensky “zbarkon” në Londër, çfarë pritet në takimin me liderët evropianë?

Tërmeti shkund Turqinë

Në një seancë dëgjimore para Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (N.T.S.B), zyrtarët e ushtrisë dhe FAA mbrojtën vendimet e së kaluarës, edhe pse provat tregonin që shqetësimet që kishin zgjatur prej kohës, nuk ishin adresuar. Një menaxher i FAA tha se protokolli kufizonte shenjat paralajmëruese te hartat kurse një oficer i ushtrisë u shpreh se ishte e vështirë që të shmangie caktimin e fluturimeve gjatë kulmit të trafikut.

Më të prekurit nga këto dështime të vazhdueshme ishin kapitenia Lobach, oficeri Eaves dhe kontrolluesi i  trafikut ajror. 28-vjeçarja Lobach, nga një studente që kishte pasur vështirësi me fluturimin kishte përparuar duke u bërë një togere dhe pilote e kualifikuar në 2024. Ajo kishte të regjistruara 450 orë në total, por së fundmi kishte kryer pak fluturime.

Eaves, 39 vjeç, ishte zhvendosur nga Marina në Ushtri për të ndjekur ëndrrën për të fluturuar. Në momentin e përplasjes, ai ishte një instruktor me përvojë i njohur për kujdesin dhe profesionalizmin pasi regjistronte mbi 960 orë fluturim. Së fundmi ishte kthyer nga Hondurasi dhe po drejtonte fluturimin e vlerësimit të Lobach.

Pavarësisht certifikimit të saj, kolegët ishin të shqetësuar për fluturimin e Lobach. Ajo përshkruhej si “e ndryshkur” dhe nuk e kuptonte plotësisht aspektin teknik të Black Hawk. Eaves ia kishte shprehur shqetësimet të dashurës së tij për përgatitjen e Lobach për vlerësimin, edhe pse ishte mbështetës dhe profesionist gjatë fluturimit.

Regjistruesi i kabinës së fluturimit  tregoi se Lobach kishte bërë shumë gabime: në drejtim, kthesa të gabuara dhe përllogaritje e gabuar e lartësisë. Eaves merrte kontrollin herë pas here dhe e udhëzonte në  pjesët e vështira, por gabimet vazhduan, madje në një moment ajo tha se ndihej “e turbullt”.

Ndërsa hynë në hapësirën ajrore të Reagan National, vijoi mungesa e koordinimit midis instrumenteve të pilotëve. Lobach fluturoi shumë lart, 90 metra në një zonë ku kufiri ishte 60 duke hyrë në rrugën e avionit të American Airlines. Eaves e vuri re problemin e lartësisë por nuk ia doli që ta konfirmonte ose  korrigjonte.

Kontrolluesi i trafikut ajror, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i hutuar dhe i mbingarkuar, ndryshoi rrugën e uljes së avionit për të  lehtësuar trafikun e aeroportit, duke bërë që padashur të gjendej në trajektoren e helikopterit. Ai e humbi mundësinë që ta mbante helikopterin në zonën e sigurt të Hains Point dhe nuk e paralajmëroi avionin për afërsinë e mjetit tjetër ajror.

Në momentet e fundit, kontrolluesi e pyeti dyshen nëse e shihnin avionin. Eaves tha po, por duket se e identifikoi gabimisht. Ai i tha Lobach të kthehej majtas disa sekonda para përplasjes. Tragjikisht, kjo i futi  në rrugën e avionit. Brenda disa sekondash, dy mjetet ajore u përplasën.

Pasojat nuk ishin rezultat i një gabimi, por një kaskade mundësish të humbura, anashkalimesh institucionale dhe gabimesh njerëzore. Nga teknologjia e vjetër e helikopterit te trajnimi i pamjaftueshëm i pilotes, stafi i mbingarkuar i trafikut ajror dhe injorimi i rekomandimeve të sigurisë,  përplasja ishte rezultati final i një sistemi që dështoi në thuajse çdo nivel.

Ai që duhej të ishte një test vlerësimi rutinë përfundoi në një katastrofë që ekspertët thonë se mund të  ishte shmangur nëse do të funksiononte vetëm një hallkë e zinxhirit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mimmo”- delfini i Venezias (video)

“Mimmo”- delfini i Venezias (video)

8 December, 2025
Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

8 December, 2025
Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

8 December, 2025
Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

Shpërthen virusi i rrezikshëm në Britani, mbyllen disa shkolla, bëhet thirrje për rikthimin e maskave

8 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result