Për veprimtari dhe kontributin e tij, profesor Anvaz Makolli nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes” nga organizata botërore Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.
Zoti Abaz Makolli, u lind më 01.05.1959, në fshatin Marec Komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme në Dardanë ish Kamenicë, Fakultetin Filozofik-drejtimi i Historisë e kreu ne Universitetin e Prishtinës dhe merr titullin Profesor i historisë.
Ndërsa në vitin 2015, regjistron Studimet posdiplomike në Universitetin e Prishtinës Fakulteti Filozofik Departamenti i historis-Programi Arkivistike te cilin e kryen ne afat rekord dhe merr titullin Magjistër i Arkivistikes. Para luftës se fundit në Kosovë, punoj shumë vite në pozita të ndryshme në Ndërmarrjen Shoqërore “Energoinvest- Energomontimi” Në Prishtinë. Pas luftës, punoi në shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, si profesor i historisë.
Në vitin 2007, punësohet në Ministrinë e Transportit tani Ministria e Infrastrukturës te Qeverisë së Kosovës, si udhëheqës i zyrës së arkivit pranë kësaj Ministrie. Për punën e suksesshme profesionale të tij, dekorohet me mirënjohje për kontribut të veçantë në punë.
Në vitin 2011 zgjidhet Drejtor i Arkivit Komunal te Prishtinës, ku edhe tani punon, fal punës se tij profesionale dhe angazhimit për krijimin e një bashkëpunimi të mirë më bashkëpunëtorët e tjerë ne këtë institucion, arrin që Arkivi Komunal i Prishtinës të jetë, një prej arkivave më të rregulluara në Kosovë dhe rajon,si në aspektin e infrastrukturës po ashtu edhe atë profesionale.
Ka marr pjesë në shumë Konferenca shkencore te nivelit vendor dhe ndërkombëtar në fushën e arkivistikës. Është ligjërues i rregullt në seminaret dhe trajnimet e organizuara nga institucionet e Kosovës me tema të ndryshme në fushën e arkivistikës.
Ambasadori i paqes profesor Abaz Makolli është shprehur mirënjohëse për vlerësimin dhe titullin me të cilin është shpërblyer për veprimtarin e tij 40 vjeçare në shërbim të Institucioneve në Republikën e Kosovës. F
alënderime të veçanta dhe respekt për rekomandimin dhe mbështetjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, ambasador dhe lider për paqen në botë dhe President i Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Miqësisë në Francë dhe Evropë”.