Profesoresha Valbona Gashi Berisha sot mori titullin “Ambasadore e Paqes nga Federata për Paqe e Zvicrës”.
Titullin ia dorëzoi përfaqësuesi dhe aktivisti Tahir Shabani, ku të pranishëm ishin ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema, prorektorë, profesorë dhe studentë të Katedrës së Frëngjishtës.
Çmimi “Ambasadore për paqe” i jipet profesoreshës në shenjë mirënjohje për punën dhe përkushtimin e palodhshme si profesoreshë dhe koordinatore e Qendrës Frankofone të UP-së, raporton Albuk Tv.