Profesoreshë Valbona Gashi Shala nderohet me titullin “Ambasadore e Paqes”

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Veprimtarja e kulturës shqiptare prof. Valbona Gashi Shala nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes” nga organizata botërore Global Socio-Economic and Financial Evolution Network. 

Kush është Valbona Gashi Shala, kronologji akademike: U diplomua në Degën e Artit Figurativ, Drejtimi i Pikturës në klasën e Prof. Esat Vallës, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në vitin 2004. Në vitin 2007 mbron diplomën e studimeve pasuniversitare dhe merr titullin Magjistër e pikturës në Prishtinë. 

Ka hapur ekspozita personale dhe ishte pjesëmarrëse në mbi 50 ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit, gjithashtu workshope të ndryshme si i qeramikës, kusakizome art-workshop, kumihimo workshop, koloni artistike etj. Është anëtare e Asociacionit të artistëve vizuel të Kosovës. 

Nga viti 2004 është angazhuar në mësimdhënie duke filluar në Akademia Evolucion, Design Factory-KS duke ligjëruar lëndët e Ilustrimit dhe Vizatimit. Gjithashtu punon profesoreshë në Shkollën e Mesme Teknike ’’28 Nëntori’’ në drejtimin Grafikë dhe lëndët Vizatim dhe Pikturë. Ishte kryetrajnere e Artit për Kornizën Kurrikulare të Kosovës gjithashtu hartuese e Testit Kombëtar për Shkollat e Mesme Profesionale të Artit. Ka përfunduar trajnimin e Korniza e Kurrikulës së Kosovës-Koordinatore e Arteve dhe shume trajnime të tjera. 

Ishte kuratore dhe kordinatore e ekspozitave të studentëve dhe nxënësve, në shumë aktivitete të ndryshme duke përfshi sfilata, ekspozita, murale, vitraje, dokumentar dhe klipe duke promovuar punën e nxënësve dhe studentëve. E angazhuar në aktivitete kurrikulare dhe jashtëkurrikulare gjithmonë duke vënë në qendër të vëmendjes punën e tyre. 

Punimet e Valbona Gashit, gjenda në koleksione private: Në Britani të Madhe, Francë, Austri, SH.B.A, Gjermani, Belgjike, Zvicer, Kroaci. 

2020 Mësimdhënëse e dalluar për kontributin e dhënë për ndihmesën e çmuar për mbarëvajtjen e procesit mësimor edukativ në fushën e Artit, profilin e Grafikës në shkollë dhe në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve jashtë kurrikulare-SHMT “28 Nëntori” në Prishtinë. 

Ambasadorja e paqes profesore Valbona Gashi Shala është shprehur mirënjohëse për vlerësimin dhe titullin me të cilin është shpërblyer për veprimtarin e saj kulturore dhe akademike në Republikën e Kosovës. 

Falënderime të veçanta dhe respekt për rekomandimin dhe mbështetjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, ambasador dhe lider për paqen në botë dhe President i Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Miqësisë në Francë dhe Evropë”. 

Share This Article