Profesorët dhe studentët protestojnë kundër rektorit të Erdoganit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mësimdhënësit dhe personeli i fakulteteve në Universitetin Boaziçi kanë protestuar të martën kundër rektorit të ri të emëruar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan, në ditën e dytë të demonstratave kundër këtij veprimi që e konsiderojnë jodemokratik.

Në një dekret të publikuar të dielën, Erdogani e emëroi Melih Bullun, i cili ka doktoruar në menaxhimin e biznesit, si rektor të Universitetit Boaziçi në Stamboll. Policia ka kryer të martën 24 bastisje të ndryshme të lidhura me protestat, duke arrestuar shtatëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve studentë të Boaziçi, ka njoftuar guvernatori i Stambollit. Ata ishin në listën e të kërkuarve, ku përfshihen edhe njëmbëdhjetë persona të tjerë. Një grup mësimdhënësish dhe personeli akademik janë mbledhur edhe të martën në kohën, kur Bulu po betohej. Ata në shenjë proteste i kanë kthyer shpinën ndërtesës së rektoratit.

Share This Article