Profesori britanik: Nëpër burgje të shpërndahet kanabis falas për të dënuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Profesor David Nutt, nga Imperial College London, ka propozuar që burgjet të provojnë t’u japin drogë falas të burgosurve.

Sipas tij, kjo do të shërbejë për të parë nëse do të ulen apo jo rastet e dhunës.

Ai tha ishte plotësisht mbështetës i kësaj ideje dhe se po merrte në konsideratë një studim mbi uljen e varësisë së drogës tek të burgosurit.

Ndërkohë gjatë 5 viteve të fundit më shumë se 300 zyrtarë burgjesh dhe personeli të jashtëm janë pushuar nga puna ose janë dënuar për sjelljen e sendeve të ndaluara, të cilat mund të përfshijnë drogë, duhan dhe telefona celularë.

Debati mbi propozimin e profesorit është në rritje dhe ka marrë vëmendje, ndërkohë që rreth rreth 13% e të dënuarve në Angli dhe Uells thanë, gjatë një sondazhi zyrtar të fundit, se kishin probleme me drogat e paligjshme teksa ishin në burg.

Share This Article