• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Profesori i Johns Hopkins: Veprimet e Kurtit bëjnë që të gjithë ta harrojnë Banjskën

Profesori i Johns Hopkins: Veprimet e Kurtit bëjnë që të gjithë ta harrojnë Banjskën

by albnews
14 February, 2024
in Kosova
0
27
VIEWS

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, thotë se veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po “e ndihmojnë Serbinë” dhe “po bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën”. Kanin i referohet vendimit që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, si dhe atij për vendosjen e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë”, thotë Kanin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. Një ditë më herët, ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Qeveria e Kosovës po rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara me vendimin e saj për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb. Kanin thotë se kjo “do të thoshte shumë, pasi SHBA-ja është mbrojtëse e Kosovës”. Ai nuk e përjashton mundësinë e sanksioneve, por thekson se SHBA-ja “nuk do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën”.

Kanin thotë se Kosova do të duhej ta shtynte sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.

Radio Evropa e Lirë: Kosova po përballet me kritika masive për vendimin e saj për të ndaluar përdorimin e dinarit serb. Fillimisht, si e shihni ju këtë vendim?

David Kanin: Vendimi bazohet kryesisht në audiencën e tij vendase. Kurti këmbëngul se bën hapa në favor të sovranitetit të Kosovës. Ai beson se dialogu nuk shkon në favor të tij dhe përpiqet t’i nënshtrojë serbët në veri [të Kosovës]. Por, nuk ka funksionuar me kryetarët [shqiptarë të komunave në veri] dhe nuk do të funksionojë as me këtë. Për audiencën e tij të brendshme, ai e dallon veten nga kundërshtarët e tij, të cilët shihen si më të lakueshëm ndaj presionit perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Qeveria e Kosovës, me këtë vendim, e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara…

David Kanin: Sigurisht, por çfarë do të bëjmë për këtë? Ne e duam Kurtin jashtë, ka kohë që e kemi bërë të qartë. Nuk mendoj se është veçanërisht e rëndësishme retorika e O’Brienit. Ajo që ndodh në politikën e Kosovës ka rëndësi për audiencën e brendshme, por situata ndërkombëtare është shumë më komplekse.

Radio Evropa e Lirë: Po pse një reagim kaq i fuqishëm i SHBA-së ndaj vendimeve të Kosovës?

David Kanin: Është një tjetër dëshmi e antipatisë sonë ndaj Kurtit, e dëshirës sonë që ai të jetë jashtë. Mesazhi ynë për Kosovën është se partneriteti ynë kërcënohet nga veprimet e ndryshme që ai ndërmerr. E kemi pasur të njëjtën ndjenjë kur i ka detyruar kryetarët shqiptarë të komunave të vendosen në veri.

Por, kini parasysh kontekstin e saj – Shtetet e Bashkuara dhe evropianët janë tërësisht të fokusuar në Gazë, në Ukrainë dhe në një sërë problemesh me Kinën. Gjëja e fundit që dëshiron ndonjë ndërkombëtar, janë telashet në Ballkan. Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë.

Radio Evropa e Lirë: SHBA-ja këmbëngul se do të ketë pasoja për Kosovën. Cilat mund të jenë ato?

David Kanin: Mund të ndërmarrin sanksione, mund të vazhdojnë të bëjnë zhurmë. Nuk e di. Ata po e shfaqin pakënaqësinë. Presioni retorik do të vazhdojë, por, e përsëris, fokusi supozoj se është diku tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni të jem hipotetike – çfarë do të thoshte për Kosovën humbja e partneritetit amerikan?

David Kanin: Do të thoshte shumë pasi SHBA-ja është mbrojtëse e Kosovës. Nuk mendoj se do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën. Nuk do ta tërheqim njohjen e sovranitetit të saj, nuk do t’i japim leje Serbisë për ta pushtuar. Nuk mendoj se pohimet e SHBA-së se është mbrojtëse e Kosovës, do të ndryshojnë. Mendoj se çështja më e rëndësishme, sinqerisht, është vështirësia që Kurti do të ketë me imponimin [e masës për dinarin], ashtu siç e ka pasur me kryetarët e komunave.

Radio Evropa e Lirë: Në dritën e këtyre kritikave dhe paralajmërimeve nga SHBA-ja, a mendoni se duhet të shtyhet apo tërhiqet vendimi që ndalon përdorimin e dinarit?

David Kanin: E kanë shtyrë tashmë, përderisa flasin për periudhë tranzicioni. Mendoj se duhet ta shtyjnë sa më shumë që është e mundur. Do të ishte gjë e mirë sikur ta revokonin plotësisht. Por, kjo nuk do të shkonte në favor të Kurtit sa i përket situatës së brendshme. Ai nuk i ka tërhequr as kryetarët e komunave, por ka lejuar që të zhvillohet një proces, gjatë të cilit mund të largohen.

Atij mund t’i duhet kohë për të gjetur ndonjë mënyrë edhe për tërheqjen e vendimit për dinarin. Mendoj se ka rrezik për Kurtin nëse përpiqet ta zbatojë.

Radio Evropa e Lirë: Kurti ka bërë shumë hapa pa mbështetjen e aleatëve. Pse?

Previous Post

Papa Françesku përshëndetje të veçantë për kardinalin shqiptar Ernest Simoni: Kaloi 28 vite në burg gjatë komunizmit, është një martir i gjallë

Next Post

Vizita e Blinken, moment kyç në adresimin e çështjeve urgjente të shqiptarëve”, apeli i KASH: Duhet fokus në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Vizita e Blinken, moment kyç në adresimin e çështjeve urgjente të shqiptarëve”, apeli i KASH: Duhet fokus në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

Vizita e Blinken, moment kyç në adresimin e çështjeve urgjente të shqiptarëve”, apeli i KASH: Duhet fokus në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM