Profesori universitar në Londër, Shyqyri Haxha ka njoftuar se nga sot i është dhënë titulli “Fellow of IET (FIET)”.
Haxha jeton prej vitesh në Londër dhe është ligjëruar në universitet më prestigjioze në Angli. Ai për një kohë të ka qenë kryeshef i Postës të Kosovës (PTK), në kohën e të cilit posta ka njohur zhvillimin më të madh.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka dhënë lajmin e mirë se i është dhënë titulli “Fellow of IET (FIET)”, i cili titull i jepet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse.
“Nga sot, më është dhënë titulli Fellow of IET (FIET). Ky titull është shkalla më e lartë në ‘Institution of Engineering and Technology (IET)’. Titulli FIET iu japet profesionistëve që janë në top listë të inxhinierisë, teknologjisë ose disiplinave të caktuara të lëmive përkatëse”, ka shkruar Haxha, raporton Albuk Tv.