• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Profil/ Jean-Marie Le Pen, “gogoli” që hodhi farën e populizmit në mbarë Europën

Profil/ Jean-Marie Le Pen, “gogoli” që hodhi farën e populizmit në mbarë Europën

by albnews
8 January, 2025
in Bota
0
16
VIEWS

Kush ishte politikani i ekstremit të djathtë të Francës që hodhi themelet për retorikën e sotme polarizuese në të gjithë Evropën.

Herën e parë që Jean-Marie Le Pen doli në zgjedhjet presidenciale franceze, në vitin 1974, ai fitoi 0.75% të votave. Gjysmë shekulli më vonë, vajza e tij Marine drejton partinë më të madhe në parlamentin francez dhe mund të bëhet kreu i ardhshëm i shtetit.

Plaku Le Pen, i cili vdiq këtë të martë në moshën 96-vjeçare, ishte për dekada bajraktari i ekstremit të djathtë të politikës franceze, një provokator i përjetshëm, racizmi dhe antisemitizmi i paturpshëm i të cilit, thuhej se ai e bënte më shumë për të ngjallur zemërim sesa për të marrë pushtetin.

Por trashëgimia e tij është thelbësore. Një vështrim i shpejtë në vendin e pushtuar tashmë nga e djathta ekstreme në politikën franceze dhe evropiane tregon se sa jashtëzakonisht i fuqishëm ishte mesazhi i tij kundër imigracionit, anti-elitës, anti-globalizimit, anti-BE-së.
Ndoshta nuk ishte koha e duhur dhe ai nuk ishte personi i duhur për ta ofruar.

Një ish-parashutist, Le Pen u zgjodh për herë të parë në parlament në moshën 27-vjeçare, si deputeti më i ri i Francës, nën mbrojtjen e Pierre Poujade, kreut të një lëvizjeje populiste, kundër taksave, kundër modernizimit, anti-shtet të mbështetur nga tregtarë dhe pronarë të bizneseve të vogla.

Ai kaloi pjesën më të madhe të viteve 1960 në një sërë partish të vogla të krahut të djathtë, duke e vënë përfundimisht fokusin si opozitar nacionalist ndaj Charles de Gaulle, të cilin ai e akuzoi se “e bëri Francën përsëri të vogël” duke i dhënë Algjerisë pavarësinë.

Në vitin 1972 ai bashkëthemeloi Frontin Kombëtar “kombëtar, social dhe popullor” mbështetësit e të cilit varionin nga fondamentalistët katolikë deri tek tifozët e Philippe Petain, udhëheqësit të qeverisë kolaboracioniste të Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë, nga mbështetësit e mbretërisë e deri tek ish-kolonialistët.

Running in the 1974 French presidential election for the National Front, Jean-Marie Le Pen hails supporters at a campaign meeting in Paris. His wife Pierrette is on his right. AFP

Edhe pse disa pranë tij ishin ish-bashkëpunëtorë të nazistëve, Le Pen gjithmonë mohonte çdo prirje fashiste, duke e portretizuar veten si trashëgimtar i një ideologjie ultra-nacionaliste shekullore dhe qartësisht franceze.

Dalëngadalë, ai filloi të fitonte më shumë se vetëm të djathtët nostalgjikë dhe ish-kolonialistët e zemëruar.

Fundi i bumit ekonomik të njohur si “les trente glorieuses”, (e tridhjeta e lavdishme) emigracioni që rritej me shpejtësi nga ish-kolonitë e Francës dhe rënia e industrisë së qymyrit dhe çelikut çuan më shumë votues të klasës punëtore, shpesh ish-të majtë në radhët e Frontit Kombëtar.

Në vitet 1980 partia po fitonte 10% e më shumë në zgjedhjet parlamentare dhe evropiane, duke u rritur në 15% në zgjedhjet presidenciale të 1995-ës dhe në 2002-in arriti në 16.7% duke e shkaktuar një tërmet politik që e çoi Le Pen deri në balotazhin e dytë.

Në fund të fundit, megjithatë, ishte vetë Le Pen ai që provoi pengesën e madhe për rritjen e mëtejshme të partisë së tij. Etja e tij e pashuar për provokime i shkaktoi dënime të shumta për nxitje të urrejtjes racore dhe faljen e krimeve të luftës.

Ai u shpreh atëherë se presidenti i ardhshëm Nicolas Sarkozy, djali i një emigranti hungarez, nuk ishte mjaftueshëm francez për të mbajtur atë detyrë dhe ekipi francez i futbollit fitues i Kupës së Botës kishte shumë “lojtarë me ngjyrë” për të qenë francez.

Le Pen gives a speech to the French Parliament in April 1986. AFP

Ai deklaronte se imigracioni afrikan do ta “zhyste” vendin dhe se pushtimi nazist i Luftës së Dytë Botërore në Francën veriore “nuk ishte veçanërisht çnjerëzor”. Ai e përshkruante vazhdimisht Holokaustin si një “detaj” të historisë.

Në një epokë tjetër, atë të ekstremizmit të qëllimshëm të përçarjes, polemizuese dhe të drejtuar nga mediat sociale, të populluar nga njerëz si Donald Trump dhe liderë evropianë të ekstremit të djathtë si Geert Wilders dhe Alice Weidel e AfD-së së Gjermanisë, ai edhe mund të kishte funksionuar.

Në atë kohë, nuk ndodhi. Le Pen u tërhoq nga politika e vijës së parë në vitin 2011 kur vajza e tij, Marine mori detyrën si udhëheqëse e Frontit Kombëtar. Ajo nisi një fushatë afatgjatë për të pastruar imazhin e partisë nga ajo që e quajti “demonizim”, një pranim i nënkuptuar i ndikimit të babait të saj.

Marine Le Pen, France’s National Front party leader, embraces her father, Jean-Marie Le Pen

Të dy u grindën keq 4 vjet më vonë, në vitin 2015, kur Marine e përzuri babanë e saj nga partia që ai kishte bashkëthemeluar pasi ai përsëriti përsëri në publik fjalët e tij për Holokaustin. Ajo tha se ishte krejtësisht kundër qasjes së tij duke i hequr atij edhe titullin e presidentit të përjetshëm të partisë.

3 vjet pas kësaj, në një poshtërim përfundimtar për të atin, ajo e quajti partinë që drejtonte tashmë të “detoksifikuar”. Ajo ka kapur balotazhin në dy zgjedhjet e fundit presidenciale franceze, duke shënuar 34% në 2017 dhe 41% në 2022 dhe është kryesuese për garën e 2027-ës.

Por ndërkohë, platforma kryesore politike e Jean-Marie Le Pen është bërë normale. Ajo është përqafuar nga partitë kryesore të qendrës së djathtë në të gjithë Evropën, të dëshpëruara për të tërhequr votuesit. Stili i tij polarizues i të bërit politikë po bëhet i tillë gjithashtu.

Partitë e ekstremit të djathtë që mbajnë të njëjtat pikëpamje, kundër imigracionit, kundër elitave dhe anti-BE aktualisht udhëheqin qeveritë kombëtare në 3 vende të BE-së, janë në (ose mbështesin) koalicionet e krahut të djathtë në 3 të tjera dhe së shpejti mund të jenë në pushtet në 4 të tjera.

Giorgia Meloni flashes thumbs up sign with president-elect Donald Trump

Partitë e mëdha konservatore vijojnë të besojnë se nëse marrin politika të ashpra mbi imigracionin do t’u pëlqejë votuesve të zhgënjyer duke i larguar nga ekstremi, por provat po tregojnë zgjedhje pas zgjedhjesh se e kundërta është e vërtetë.

Në një nga analizat e tij në vitin 1990, Le Pen e shpjegoi kështu këtë situatë duke folur për presidentin e atëhershëm francez Valéry Giscard d’Estaing. “Ai preferon më mirë të zgjidhet sipas ideve tona, sesa të luftojë për të tijat. Por në përgjithësi, njerëzit preferojnë më shumë origjinalin sesa kopjen” – tha Le Pen.

©Marrë nga The Guardian, përshtati në shqip LAPSI.al

Previous Post

Dosja ‘5D’/ SPAK mbyll hetimet për tenderat e ‘Tirana Parking’ dhe ‘Klubi Sportiv Tirana’, në gjykim 9 persona

Next Post

Britani, shumë spitale shpallën “situatë kritike” për shkak të shtimit të rasteve të gripit

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Britani, shumë spitale shpallën “situatë kritike” për shkak të shtimit të rasteve të gripit

Britani, shumë spitale shpallën "situatë kritike" për shkak të shtimit të rasteve të gripit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM