Reuters
Një shkencëtar i shquar rus i përfshirë në programin e raketave hipersonike ka dalë në gjyq pasi akuzuar për tradhti shtetërore.
Gjyqi ndaj Anatoly Maslov u hap në Shën Petersburg të enjten, ku çështja e parë kundër tre shkencëtarëve të raketave hipersonike që punonin në një institut në qytetin siberian të Novosibirsk dhe që tani po përballen me atë që Kremlini ka thënë se janë “akuza shumë të rënda”.
Gjyqi, i shënuar si “tepër sekret”, është i mbyllur për mediat dhe publikun.
Një burim i afërt me Maslov, 76, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shkencëtari i raketave kishte pësuar dy sulme në zemër dhe kishte kaluar kohë në spital që nga arrestimi i tij qershorin e kaluar në Novosibirsk.
Mjekët në qendrën e paraburgimit nuk i kanë dhënë Maslovit akses në të gjitha medikamentet e përshkruara nga mjeku i tij, tha burimi, duke shtuar se “gjendja e tij nuk është shumë e mirë”.