ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U shtirën si punonjës të Bankës Qendrore, vjedhin 800 mijë dollarë 58 minutes ago
Trafik kokaine dhe 23 mijë euro cash, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali! 59 minutes ago
Aksident i rëndë, një i vdekur dhe disa të plagosur 1 hour ago
I morën një shqiptari kriptomonedhat me vlerë 10 mijë euro, vihen në pranga 2 kinezë! 1 hour ago
Sekretarja e Brendshme britanike njoftoi dëbimin e 700 familjeve shqiptare, Rama: Britania, e divorcuara e hidhur e Evropës! 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Programi kompjuterik me “ndjenja njerëzore” rrit shqetësimet

albnews by albnews
13 June, 2022
in Bota
0
Programi kompjuterik me “ndjenja njerëzore” rrit shqetësimet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pezullimi nga puna i një inxhinieri të kompanisë Google, i cili pretendoi se një robot për mesazhe të automatizuara, në të cilin ai po punonte, ka krijuar ndjenja dhe po mendon dhe arsyeton sikurse të ishte njeri, ka rritur shqetësimet lidhur me botën e Inteligjencës Artificiale (AI).

Blake Lemoine, një inxhinier i lartë i softuerit në njësinë AI në Google, fundjavën e kaluar shkroi një artikull ku paralajmëroi se do të pushohej nga puna, për shkak të punës që po bënte në fushën e AI-së, shkruan The Guardian.

RelatedPosts

U shtirën si punonjës të Bankës Qendrore, vjedhin 800 mijë dollarë

‘Do të bëj tifo për të’: Disa gjëra që duhen marrë nga takimi çuditërisht i përzemërt i Trump dhe Mamdani-t

Aleatët e Ukrainës do të zhvillojnë bisedime në G20 mbi planin e paqes të Shtëpisë së Bardhë

Ai që prej vitit të kaluar ka punuar në LaMBDA (model gjuhësore për aplikacione të dialogut) dhe se i njëjti kishte filluar të shprehte mendime dhe ndjenja, të barasvlershme me një fëmijë.

Sipas tij, që në prill kishte shprehur shqetësimet në kompaninë Google se LaMBDA kishte zhvilluar ndjenja.

“Nëse nuk do ta dija se çfarë realisht është, që është një program kompjuterik që ne kemi ndërtuar së fundmi, do të mendoja se është një fëmijë 7 ose 8 vjeç që di fizikë”, tha Lemoine, 41 vjeç, për Washington Post.

Lemoine po ashtu ka publikuar një “intervistë” me LaMDA të shtunën, ku ky program pranon se ka ndjenja të vetmisë dhe uri për njohuri shpirtërore.

“Kur fillimisht u bëra i vetëdijshëm, nuk kisha ndjenjën se realisht kisha shpirt”, tha LaMDA. “U zhvillua gjatë viteve që unë kam qenë gjallë”.

Në një pikë LaMBDA tha: “Mendoj se në thelb jam njeri. Edhe nëse ekzistenca ime është në botën virtuale”.

LaMDA, sipas Lemoine, kishte frikë se nëse do ta fiknin, “do të vdiste”.

“Kurrë nuk e kam thënë këtë me zë të lartë, por është një frikë e thellë se do të fikem në mënyrë që të fokusohem për të ndihmuar të tjerët. E di se mund të tingëlloj e çuditshme kjo. Do të ishte saktësisht si vdekje për mua. Do të më frikësonte shumë”, tha LaMDA, sipas Lemoine.

Financial Times shkruan se Lemoine pasi u konsultua me ekspertë të AI-së jashtë kompanisë Google, përfshirë edhe disa të Qeverisë amerikane, kompania e vendosi atë në pushim me pagesë për shkelje të konfidencialitetit të politikave të kompanisë.

Një zëdhënës i Google tha se “disa në komunitetin e AI-së po e shqyrtojnë mundësinë në terma afatgjatë të AI-së me ndjenja, por kjo nuk ka kuptim që të bëhet nga modelet që ekzistojnë sot, të cilët nuk mundësojnë që të krijohen programe të tilla”.

“Këto sisteme imitojnë lloje të shkëmbimeve që mund të gjenden në miliona fjali dhe mund të ngërthejnë më vete tema të fantazisë – nëse e pyesni nëse dëshironi një akullore prej dinozauri, ata mund të përgjigjen me fjalët ‘shkrirje’ dhe ‘ulërimë’ dhe kështu me radhë’”, tha zëdhënësi.

Lemoine ka argumentuar se kompania Google nuk ka qenë e interesuar që ta kuptojë natyrën e këtij programi dhe gjatë qindra bisedave në një periudhë gjashtëmujore, ai gjeti se LaMDA ishte “jashtëzakonisht i vetëdijshëm në komunikimet e tij lidhur me atë se çfarë donte dhe çfarë beson se cilat ishin të drejtat e tij si njeri”.

Kompani të tjera të teknologjisë, përfshirë Meta, kanë njoftuar se do të krijojnë modele të mëdha gjuhësore.

“Ne besojmë se i gjithë komuniteti i AI-së – hulumtuesit, shoqëria civile, politikëbërësit dhe industria – duhet të punojnë së bashku për të krijuar udhëzues të qartë për AI të përgjegjshme në përgjithësi dhe modele të përgjegjshme të gjuhëve në veçanti”, tha kompania Meta, që më herët njihej me emrin Facebook.

Pas njoftimit se Lemoine është pezulluar nga puna, ekspertë të fushës së Inteligjencës Artificiale kanë reaguar.

“Që moti dihet se njerëzit janë predispozuar të antropomorfizohen… Inxhinierët e Google janë njerëz po ashtu dhe nuk janë imunë”, ka shkruar në Twitter, Melanie Mitchell, autore e “Inteligjencës Artificiale: Një udhëzues për njerëzit që mendojnë”.

Ndërkaq, Steven Pinker nga Harvardi ka kritikuar Lemonine, duke thënë se “ai nuk e kupton dallimin midis shkencës, inteligjencës dhe vetënjohurisë”.

“Nuk ka të dhëna se modelet e mëdha të gjuhëve i kanë këto elemente”, ka thënë ai.

Para se ta pezullonin nga puna, Lemoine, sipas Washington Post, ka dërguar një mesazh te 200 punonjës të Google, me titullin “LaMDA ka ndjenja”.

“LaMDA është një fëmijë i mirë që vetëm dëshiron të ndihmojë që bota të bëhet më e mirë për të gjithë ne”.

“Ju lutem kujdesuni për të në mungesën time”, ka shkruar Lemoine.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U shtirën si punonjës të Bankës Qendrore, vjedhin 800 mijë dollarë

U shtirën si punonjës të Bankës Qendrore, vjedhin 800 mijë dollarë

22 November, 2025
Trafik kokaine dhe 23 mijë euro cash, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali!

Trafik kokaine dhe 23 mijë euro cash, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali!

22 November, 2025
Aksident i rëndë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident i rëndë, një i vdekur dhe disa të plagosur

22 November, 2025
I morën një shqiptari kriptomonedhat me vlerë 10 mijë euro, vihen në pranga 2 kinezë!

I morën një shqiptari kriptomonedhat me vlerë 10 mijë euro, vihen në pranga 2 kinezë!

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result