Programi X Factor nuk do të ketë më një sezon tjetër, Simon Cowell drejt një aventure të re muzikore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ITV dhe producenti i X Factor, Simon Cowell kanë mbyllur përfundimisht kapitullin e X Factor. Seria e fundit e plotë e zbulimit të talenteve të Simon Cowell u transmetua në 2018. X Factor ishte një ndër shfaqet më të suksesshme televizive në Angli, por vitet e fundit vlerësimi kishte rënë.

Një zëdhënës i ITV i tha BBC: “Nuk ka plane aktuale për serinë e ardhshme të X Factor në këtë fazë.”

Talent Show nisi rrugëtimin për herë të parë në 2004 dhe gjyqtarët në shfaqje kanë përfshirë Sharon Osbourne, Louis Walsh, Cheryl dhe Nicole Scherzinger. Një version amerikan u zhvillua gjatë viteve 2011-2013.

Nga ky konkurs kanë dalë emra të shquar të industrisë muzikore botërore si One DIrection Leona Lewis, Little Mix etj.

Tashmë vëmendja e manjatit muzikor , Simon Cowell është e fokusuar në drejtimin e një paneli të ri gjyqtarësh në një shfaqje të re të lojërave muzikore ITV, të titulluar Walk The Line.

Share This Article