ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 7 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 7 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 8 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 8 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Projekti 1.2 mld euro në energji merr statusin e investimit me potencial strategjik

albnews by albnews
27 October, 2023
in Shqiperia
0
Projekti 1.2 mld euro në energji merr statusin e investimit me potencial strategjik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një projekt me vlerë 1.2 miliardë euro në energji ka fituar statusin “Projekt me Potencial Strategjik”.

Projekti është i kombinuar fotovoltaik dhe eolik ndërkohë që KIS ka rrëzuar kërkesën e të paktën dy subjekteve të tjera që kanë kërkuar status investimi strategjik në sektorin e energjisë.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Projekti i miratuar sipas të dhënave të parashtruara nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) parashikon ndërtimin e një Parku i energjisë diellore 190 MW dhe të erës 636 MW, Tropojë.

“Projekti i paraqitur është në përputhje me parashikimet e legjislacionit të investimeve strategjike, për përfitimin e statusit “projekt me potencial strategjik”.

Vlera e investimit të projektit me potencial strategjik “Parku i energjisë diellore 190 MW dhe të erës 636 MW, Tropojë” plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1,2 miliardë euro.

Projekti propozohet të realizohet nga subjekti Eralb Invest 2 sh.p.k., me NUIS M21823010B.

Projekti synon të realizojë një investim kompleks të përbërë nga një park i energjisë së erës me kapacitet 636 MW, ku do të instalohen 100 turbina ere si dhe nga një park fotovoltaik me kapacitet 190 MW, ku do të instalohen 418 500 panele diellore.

Subjekti ka ndarë projektin në faza, ku faza e parë do të fillojë me një fushatë matëse të burimeve të erës, faza e dytë do të përcaktojë gjurmën e saktë të projektit me vendndodhje të saktë për secilën turbinë dhe faza e tretë do të konsistojë në aplikimin për përfitimin e statusit përfundimtar ‘Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë’.

Projekti synon të realizohet në një sipërfaqe prej 384.6 Ha dhe shtrihet në fshatrat Viçidol, Berishë, Luzhë dhe Paç, Bashkia Tropojë” thuhet në dokument.

KIS në vendimin e tij specifikon “Miratimin e Statusit “Projekt me Potencial Strategjik” për projektin e investimit “Parku i energjisë diellore 190 MË dhe të erës 636 MW, Tropojë” propozuar nga subjekti Eralb Invest 2 sh.p.k, me NUIS M21823010B.

Statusi “Projekt me potencial strategjik” i jepet projektit të investimit “Parku i energjisë diellore 190 MË dhe të erës 636 MË, Tropojë” propozuar nga subjekti Eralb Invest 2 sh.p.k, për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Brenda kësaj periudhe, subjekti Eralb Invest 2 shpk duhet të aplikojë për përfitimin e statusit përfundimtar ‘Investim/investitor strategjik, procedure e veçantë”.

Plantacioni 140 ha me mollë dhe luleshtrydhe

Projekti për një plantacion 140 hektarë në Bashkinë e Maliqit ka fituar statusin e investimit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike.

Në një vendim të bërë tashmë public jepen specifikat mbi këtë projekt ku parashikohet që të kultivohen mollë dhe luleshtrydhe.

“Subjekti aplikues propozon një investim në fushën e bujqësisë dhe synon ndërtimin e një plantacioni me mollë dhe luleshtrydhe në Zonën Kadastrale Nr. 3359, në Bashkinë Maliq.

Subjekti propozon që kultivimi i kulturës së mollës, të realizohet në një sipërfaqe prej afërsisht 140 (njëqind e dyzetë) ha me variacionet si Pink Lady & Fuggi dhe kultivimin e kulturës së luleshtrydhes, të realizohet në një sipërfaqe prej 40 (dyzet) ha. Sipërfaqja totale e synuar është rreth 180 (njëqind e tetëdhjetë) ha.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Plantacioni Mollë & Luleshtrydhe Sheqerasi” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 3,125,538 (tre milionë e njëqind e njëzetë e pesë mijë e pesëqind e tridhjetë e tetë) euro.

Projekti i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike, duke parashikuar të punësojë 180 (njëqind e tetëdhjetë) persona” parashtrohet në vendimin e KIS.

Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar i miratuar tashmë nga KIS ka një afat 4-vjeçar./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result