Projekti milionësh në Klinë, investitori zotohet për fabrikë të gjelbër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në këto 40 hektarë tokë, në Dollc të Klinës, është planifikuar të vihen themelet e fabrikës së parë të gjelbër për prodhimin e çimentos në Kosovë.

Kjo fabrikë parashihet të prodhojë rreth 1 milion ton çimento në vit, duke tejkaluar nevojat e tregut vendor.

Investitori “Wallingford International Kosovo” pretendon se ky do të jetë projekti i parë në Evropë që prodhimin e çimentos do ta bëjë tërësisht duke përdorur energjinë e ripërtërishme.

Përveç energjisë alternative nga dielli dhe era, investitori zotohet se do të prodhojë energji për nevojat e ndërmarrjes edhe nga mbetjet organike.

Fabrika e rreth 300 milionë eurove do të ndërtohet nga kompania gjermane “Thysenkrupp-Polysius”, që sipas investitorit, njihet për inovacion dhe teknologji miqësore ndaj natyrës.

Përfaqësuesi i kompanisë, Faton Ismajli, thotë se me finalizimin e kësaj fabrike është paraparë punësimi i 500 punëtorëve, ndërsa rreth 900 të tjerë do të jenë të punësuar në fazën e ndërtimit.

Për jetësimin e këtij projekti, kompania “Wallingford International Kosovo L.L.C” tashmë ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, i cili lëshoi tri licenca për hulumtim të mineraleve në këtë zonë.

Kompania është pajisur edhe me lejen e ndërtimit nga Komuna e Klinës për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e çimentos.

Share This Article