Në projektin arkitektura e së cilës është frymëzuar nga skulptura afrikane më së shumti do të përdoret metal dhe qelq. Në qytet gjithashtu do të ndërtohen 4 studio të madhe filmi dhe një qendër për media

Projekti për qytet futuristik “Akon City” i këngëtarit të njohur botërisht me origjinë nga Senegali, Akon prezantohet në kryeqytetin e Senegal-it, Dakar, raporton Anadolu Agency (AA).
Guri i parë simbolik i projektit që planifikohet të realizohet në qytetin Mbodiene të rajonit Mbour në largësi prej rreth 100 kilometrash nga Dakar, u vendos nga Ministri i Turizmit dhe Aviacionit, Alioune Sarr dhe Akon.
Ministri Sarr dhe Akon, bashkë me arkitektin libanez të projektit Hussein Bakri dhe kryetari i Komunës Mbodiene, Magueye Ndao organizuan një konferencë për media.
Akon i cili është lindur në SHBA por një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Senegal, në fjalimin e tij të bërë anglisht dhe gjuhën Wolof, shprehu kënaqësinë për një investim për vendin e tij duke shtuar se e ndjek vizionin e presidentit Macky Sall.
Ai tha se do të ndërtohet një qytet brenda së cilës është menduar gjithçka, që do të mundësojë punësim të madh popullit të Senegalit.
Këngëtari i njohur potencoi se projekti gjithashtu do të kontribuojë edhe në imazhin e kontinentit.
Akon tha se projekte të ngjashme mund të realizojë edhe në vendet tjerat të kontinentit.
“Nuk do t’i kontribuojë vetëm qytetit por edhe vendit”
Kryetari i Komunës Mbodiene Ndao, në deklaratën për AA pas programit, shprehu kënaqësinë për arsye se janë nikoqir i një projekt të tillë.
Ai tha se Akon është i vetëdijshëm për bukuritë natyrale të rajonit.
Ndërsa arkitekti i projektit, Bakri, gjithashtu duke folur për AA, tha se me Akon është njohur para 3 vitesh në një projekt tjetër në Senegal.
Bakri tha se projektin e kanë detajuar brenda 2 vitesh, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe ka bërë shumë hulumtime rreth Afrikës.
“Në botë gjenden projekte tjera futuristike, por jemi të parët në këtë masë. Jemi duke folur për një qytet ku do të jetojnë, punojnë e prodhojnë 150.000 deri 300.000 njerëz”, u shpreh Bakri i cili tha se qytetit do të jetë një qytet ndërkombëtar që do të përdor kripto valutë Akoin.
Akon City në vlerë prej 6 miliardë dollarë
Projekti me vlerë prej 6 miliardë dollarë që do të ndërtohet në një tokë prej rreth 850 hektarësh, do të filloj të ndërtohet vitin e ardhshëm. Në këtë qytet futuristik dhe surealistik do të jetë e vlefshme kripto valuta Akoin,
Në projektin arkitektura e së cilës është frymëzuar nga skulptura afrikane më së shumti do të përdoret metal dhe qelq. Në qytet gjithashtu do të ndërtohen 4 studio të madhe filmi dhe një qendër për media.
Në Akon City gjithashtu do të ketë teknoparqe, 4 kampuse universitare, spital me 10.000 shtretër, si dhe fshat i kulturës afrikane. Në qytet do të ketë edhe një hotel me 54 dhoma duke u inspiruar nga 54 shtete afrikane.