Projektligji i ri, Balla: Të forcojmë rolin e prefektit duke rievidentuar kompetencat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Diskutohet projektligjin e ri për prefektin e qarkut këtë të enjte në seancën plenare. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se duhet të forcohet roli i prefektit duke rievidentuar kompetencat

Ndër të tjera ai tha se respekton pavarësinë e pushtetit vendor, ndërsa shtoi se prefekti verifikon aktet normative pa penguar zbatimin.

Duam të forcojmë rolin e prefektit duke rievidentuar kompetencat në përmbushjet e detyrave dhe rrisim efiçencën. Duke i shkuar me intensitet qeverisës sonë pranë qytetarëve në marrëdhënie që roli që prefekti ka. Pas 7 viteve e gjysmë, që nga momenti që është bërë ligji në vitin 2016, koha ka qenë e mjaftueshëm për të bërë disa rregullime. Të gjithë bien dakord që prefekti duhet të jetë më aktiv, me kompetenca më të mëdha. Duhet të jenë të përcaktuara qartë aktet normative që bëhen objekt i vlefshmërisë.

Ka një kartë të pavarësisë do e quaja unë të vetëqeverisjes së pushtetit vendor. Kur kemi qenë në opozitë kemi luftuar shumë për të. Është një sitëm ‘check and balance’.”, theksoi ministri Balla.

Share This Article