Prokurimet e hapura publike, Balluku: Kompanitë e mëdha të interesuara të investojnë në energji dhe infrastrukturë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka theksuar se Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për kompanitë e mëdha për të investuar sidomos në sektorin e energjisë.

Në konferencën ndërkombëtare të prokurimeve të hapura publike dhe zbatimin e praktikave më të mira, Balluku sqaroi arsyet pse Shqipëria po përthith gjithnjë e më shumë investime është transparenca dhe shkurtimi i burokracive për investitorët si vendas dhe ato të huaj.

 “Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për kompanitë e mëdha për shkak të transparencës dhe shkurtimit së burokracive. Sektori më tërheqës për investime është ajo në fushën e energjisë dhe infrastrukturës. Kjo ndodh për shkak se ne kemi krijuar transparencë dhe siguri për kompanitë si dhe kemi shkurtuar burokracitë për investitorët”, tha Balluku.

Balluku foli edhe për ambiciet e qeverisë në rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme deri në 2029.  Sektorin energjetik dhe infrastruktura mbeten sektorët më dinamik të ekonomisë së vendit.

Share This Article