Zyra e prokurorit të Parisit ka paralajmëruar njerëzit të jenë të kujdesshëm kur dhurojnë për rindërtimin e Notre Damit, pasi ka marrë shumë ankesa në lidhje me mashtrime nëpërmjet telefonit dhe postës elektronike.
Prokurori tha se ka hapur një hetim pasi organizata për bamirësi “Fondation du Patrimoine” ka denoncuar se janë bërë telefonata dhe janë dërguar mesazhe nëpërmjet postës elektronike në emrin e saj, duke kërkuar dhurime për rindërtimin e katedrales së Parisit./ATSH/