Prokuroria e Durrësit sekuestron të gjithë dokumentacionin e kompanisë KURUM

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Durrësit zbarkon pranë kompanisë KURUM në Elbasan për të sekuestruar të gjithë dokumentacionin në kuadër të hetimit që po kryen për eksportin e 102 kontejnerëve mbetjeve nga kompania “Sokolaj shpk” drejt Tajlandës që dyshohen të jenë toksike.

Dy oficerë gjyqësorë do të marrin çdo kontratë, marrëveshje, fatura, autorizim, regjistra, libra shitje, që lidhen me shitje për eksport oksid hekuri në sasinë prej 2816300 kg kompanisë “Sokolaj”, që më pas është eksportuar drejt Tajlandës.

Po ashtu Prokuroria kërkon të gjithë dokumentacionin që KURUM disponon për shitjen shoqerisë “Sokolaj shpk” apo subjekteve të tjera të mbetjes hi zinku.

Dokumentat do kërkohen përgjatë periudhës 2020-2024.

Për momentin prokurorët e ngarkuar me këtë çështje janë duke mbledh materialet e nevojshme për të hedhur më shumë dritë mbi dyshimet për transportin e lëndëve helmuese të prodhuara nga KURUM, transportuar nga Sokolaj shpk dhe që për momentin po lundrojnë në anijet e kompanisë Maersk drejt Shqipërisë. Javën e ardhshme pritet që të merren sërish në pyetje administratorët e kompanisë Sokolaj shpk, ata të KURUM dhe autoritetet e doganave.

Share This Article