Prokuroria e Hagës kryen kontroll në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme kanë filluar kontrollet nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë ditën e djeshme është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, po ashtu ish-këshilltar i Thaçit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.

Dy ditë më parë, Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales. Gjithashtu muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Pas bastisjes së banesës, Artan Behrami ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese. Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit.

Share This Article