Prokuroria e Nishit ngrit aktakuzë ndaj deputetit shqiptar Shaip Kamberi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Speciale në Nish ka ngritur aktakuzë ndaj Shaip Kamberit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kamberi përmes një postimi në Facebook.

Aktakuza sipas tij ka të bëjë me “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” lidhur me periudhën kur ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit.

Kamberi thekson se Prokuroria Speciale merret vetëm me të për një praktikë që ekziston dhe realizohet në shumë Komuna të Serbisë, madje pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare në Serbi.

“Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar”, tha tutje Kamberi.

Tutje sipas tij prokuroria propozon ngritjen e akuzës duke u bazuar në faktin se në momentin e nënshkrimit të kontratës për realizimin e këtyre projekteve, në buxhetin e Komunës, nuk ka pasur mjaftueshëm mjete sa ka qenë vlera kontraktuese e këtyre projekteve.

“Në fakt, edhe më 2018 edhe më 2019, për projektet në fjalë, është bërë pagesa për punët e kryera vetëm në lartësinë e mjeteve të cilat kanë qenë të planifikuara me buxhet”, shprehet ai.

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/380756493854652
Share This Article