Prokuroria e Shkupit ka dy pista hetimi për aksidentin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur dy pista hetimi për aksidentin e mbrëmshëm.

Sipas Prokurorisë, përveç faktorit njeri, që në këtë rast është shoferi, ata urdhëruan që autobusit t’i kryhet kontroll teknik i detajuar nga Fakulteti i Makinerisë. Nga hetuesia thonë se dy prokurorët po punojnë intensivisht në vërtetimin e të gjitha provave që do të zbulonin shkaqet e aksidentit.

“Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me shoferin, por ai nuk ka dhënë detaje relevante për ngjarjen. Analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek vozitësi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope”, thonë Prokuroria Themelore Publike.

 Më kërkesën e tabulateve nga operatorët mobil, prokuroria do të vërtetojë nëse vozitësi në momentin e aksidentit  ka shfrytëzuar telefonin celular.

Nga Kompania “Durmo Tours” thonë se shoferi Manoil Trifunovski, është i hospitalizuar në Repartin e kirurgjisë në Klinikën “8 Shtatori”. Këtë e konfirmuan edhe familjarët, të cilët tregojnë për Alsat se gjendjen shëndetësore e shoferit nuk është e mirë. Ndërsa drejtori i Spitalit Hristijan Kostov gjatë ditës tha se shoferi është në gjendje stabile edhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

“Kur bëhet fjalë për shoferin, ai ka lëndime të lehta trupore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak që dje, pasi iu bënë ekzaminimet e duhura, ai është në gjendje stabile dhe është lëshuar në kurim shtëpiak, më pas shërbimet e MPB-së kanë kontakt me atë”, pohoi Hristijan Kostov, drejtor i Klinikës “8 Shtatori”. Nga kompania “Durmo Turs” thonë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt. “Autobusi ka qenë i prodhuar në vitit 2001, teknikisht çdo here ka qenë i kontrolluar dhe regjistrimin e fundit e ka bërë një muaj më parë”, theksojnë nga  Kompania “Durmo Tours” në Gostivar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply