ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 13 hours ago
“The King” 15 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 15 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 15 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Prokuroria ngriti akuzat për “plagosje të lehtë” ndaj fisit Rrahja, reagon PD e Rithemelimit: Kërkojmë rishikimin e akuzës. Kjo është tallje cinike me viktimat

albnews by albnews
7 October, 2023
in Albania
0
Prokuroria ngriti akuzat për “plagosje të lehtë” ndaj fisit Rrahja, reagon PD e Rithemelimit: Kërkojmë rishikimin e akuzës. Kjo është tallje cinike me viktimat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

PD e Rithemelimit ka reaguar pas vendimit nga Prokuroria e Tiranës, e cila ngriti nga anëtarëve të fiti rrahja akuzat për veprat penale të ‘Plagosje të lehtë me dashje’ dhe ‘Kanosje’.

Sekretari i Përgjithshëm i PD së Rithemelimit, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat është shprehur se “dhuna e ushtruar ndaj Majave nuk mund të përkufizohet si ‘plagosje e lehtë’.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Sipas tij, “thyerja e dy kockave të kafkës dhe parakrahut, vlerësohet plagosje e lehtë nga Prokuroria dhe kjo është tallje cinike me viktimat. Është mbrojtje e hapur e kriminelëve”.

“Partia Demokratike e konsideron një turp për prokurorinë akuzën e ngritur, e dënon me neveri dhe kërkon rishikimin e saj”, shprehet Noka.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për bandën e ish- deputetit të Ramës, Rrahman Rraja, që ushtroi dhunë intensive dhe gjakatare ndaj Bilbil dhe Jashar Majës.

Akuza e prokurorëve është ‘ plagosje e lehtë’ dhe ‘kanosje’.

Në asnjë teori apo literaturë të kriminalistikës, dhuna e ushtruar ndaj Majave nuk mund të përkufizohet si ‘plagosje e lehtë’. Prokuroria flak nga akuza shkopinjtë e bejsbollit, të cilët në asnjë manual, hiq rastin kur përdoren në rolin e tyre fillestar, për të luajtur bejsboll, nuk mund të konsiderohen si mjete të dhunës së lehtë.

Thyerja e dy kockave të kafkës dhe parakrahut, vlerësohet plagosje e lehtë nga Prokuria dhe kjo është tallje cinike me viktimat. Eshtë mbrojtje e hapur e kriminelëve.

Edhe te termi ‘kanosje’, Prokurorisë i merret goja dhe këmbët. A e kanë parë prokurorët të paktën një anëtar të Rrajave që i rri me pistoletë te koka kushërinjve të gjakosur dhe përdhosur Maja?!

Një pistoletë e drejtuar, jo në kushtet e vetëmbrojtjes, por të agresionit është kërcënim për jetë, jo kanosje.

Partia Demokratike e konsideron një turp për prokurorinë akuzën e ngritur, e dënon me neveri dhe kërkon rishikimin e saj. Edhe pse presioni i qeverisë, i të fortëve të fisit apo shoqërisë së Rrajave, ka qenë i pranishëm, prokurorët janë të dënuar të japin drejtësi sidomos në raste të tilla kur ceshtjet, para se të shkojnë te organi i akuzës, kanë kaluar nga gjykata e opinionit publik.

Prokuroria ka dalë haptas kundër asaj që të gjithë shqiptarët kanë parë.

Prokuroria ka parë atë që Edi Rama dhe Rrajat kanë dashur që ata të shohin.

Në cdo rast tjetër mbetet që Prokuria “kur ka parë paranë, ters e ka vërtitur sherianë”.

Akuza e holluar me ujin e zi të korruptimit moral e shpirtëtor është sinjal se Rrajat plagosin rëndë dhe dënohen lehtë. Se ata gëzojnë sërish mbrojtje, të cilën do ta përdorin për kërcënime, krime dhe dhunë në zone; si kur banorët nuk pajtohen me shkeljet e tyre, apo kur ata nuk duan të votojnë partinë e zemrës së Rrajave, atë Socialiste.

Prokuroria ka minuar besimin e publikut për drejtësi dhe u ka thënë Majave dhe qytetarëve të tjerë se, jo të gjithë janë të barabartë para ligjit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result