Prokuroria nis hetimet ndaj milionerit çek, drejtoi veturën me shpejtësi 417 km/h

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania njihet se nuk ka kufizim shpejtësie nëpër autostrada, por milioneri çek që ka drejtuar veturën e tij me shpejtësi 417 kilometra në orë, duket se ka testuar limitet e asaj që është e tolerueshme, raporton BBC.

Radim Passer tash po hetohet për këtë vozitje në autostradën në Saxony-Anhalt.

Zyra e Prokurorit në Stendal ka nisur hetimet për këtë rast.

Sipas raportimeve, çeku mund të përballet me dënim me burgim prej dy vjetëve apo me gjobë.

Çeku kishte postuar video verën e kaluar duke drejtuar veturën e tij Bugatti Chiron në autostradën A2 mes Berlinit dhe Hannoverit. Ai e kishte postuar videon në YouTube.

Në video shihet se shpejtësia kishte arritur në 417 kilometra në orë.

Policia kishte nisur hetimet pas këtij rasti. Ndërsa edhe Ministri i Transportit i Gjermanisë, Volker Wissing kritikoi.

Share This Article