ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Ndërfetar mirënjohës ndaj Kuvendit për vendimin mbi projektligjin “Për Barazinë Gjinore” 8 minutes ago
Silvinjo ka një mesazh për kuqezinjtë: Vazhdojmë përpara kështu… 11 minutes ago
Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët 2 hours ago
Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë 2 hours ago
Tronditet bota e boksit, gjendet i pajetë kampioni Ricky Hatton 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Prokuroria nis hetimet në Kosovë për parregullsi gjatë zgjedhjeve

albnews by albnews
16 October, 2025
in Kosova
0
Prokuroria nis hetimet në Kosovë për parregullsi gjatë zgjedhjeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve se në Komunën e Junikut, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor votuan persona që nuk janë banorë të kësaj komune.

Nga Prokuroria thanë se po shikohet nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale që ndërlidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

RelatedPosts

“Kishte përgatitur një orë fjalim”, Berisha: Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së

Vijojnë replikat në distancë, Vetëvendosje i drejton 3 pyetje Ramës

FSK-ja qëndroi gabimisht në veri?

“Pasi kemi pranuar informacionet se ka pasur persona që nuk kanë qenë të Komunës së Junikut dhe kanë votuar në proces zgjedhor. Ne si Prokurori, përkatësisht kryeprokurorja [Lumturije Vuçetaj] ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht e ka deleguar rastin në Departamentin e krimeve të rënda, për të marrë veprime të mëtejme, për t’i sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të parë nëse ka elemente të veprës penale. Eventualisht, nëse ka elemente të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo ndonjë vepër tjetër të merren veprimet ligjore konform Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, një ditë më parë shkroi në Facebook se qytetarë nga qytete të tjera “në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut”, duke kërkuar që të hetohet ky rast.

“KQZ duhet ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal”, shkroi Haradinaj.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Junik të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit kishin 4.846 persona. Nga ta, votuan 2.490 persona.

Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kjo komunë kishte më pak votues të regjistruar, përkatësisht 4.527. Atëbotë, në zgjedhje morën pjesë 2.276 votues.

Juniku, në bazë të rezultateve preliminare, do të zgjedhë kryetarin në rundin e balotazhit, kur do të përballen kandidati për kryetar komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Agron Kuçi.

Pa numëruar votat me kusht, të diasporës dhe ato të personave me nevoja të veçanta, dallimi në vota mes dy kandidatëve është i vogël, përkatësisht Shehu ka 180 vota më shumë se Kuçi.

Në ditën e zgjedhjeve, prokuroria nuk raportoi për ndonjë shkelje serioze.

Megjithatë, pas zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut, Prokuroria atje njoftoi se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të mbledhë informacione lidhur me keqpërdorimet e mundshme të votave. Edhe në këtë komunë, që sipas rezultateve aktuale do të shkojë në balotazh, gara në rundin e parë ishte e ngushtë.(REL)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Ndërfetar mirënjohës ndaj Kuvendit për vendimin mbi projektligjin “Për Barazinë Gjinore”

Këshilli Ndërfetar mirënjohës ndaj Kuvendit për vendimin mbi projektligjin “Për Barazinë Gjinore”

16 October, 2025
Silvinjo ka një mesazh për kuqezinjtë: Vazhdojmë përpara kështu…

Silvinjo ka një mesazh për kuqezinjtë: Vazhdojmë përpara kështu…

16 October, 2025
Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët

Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët

16 October, 2025
Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result