Prokuroria nis hetimet pas raportimeve për punësime masive të VV-së në KEK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka nisur hetimet pas raportimeve për punësimet e parregullta në KEK.

 “Pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Prokurorisë.

Ditëve të fundi, është raportuar për punësimin e qindra personave, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosjen, e cila tani është në qeveri, përmes një konkursi të hapur për punësim nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Deri tani janë evidentuar qindra persona të punësuar në KEK, që kanë lidhje të ngushta me pjesëtarë të kësaj lëvizjeje, e të cilët mbajnë pozita kyçe në parti ose në institucione.

Share This Article