Prokuroria serbe ankimon lirimin e Radoiçiqit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Lartë në Beograd ankimoi të premten lirimin e Milan Radoiçiqit. Organi i akuzës kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës dhe rikthimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe në paraburgim. Prokuroria ka argumentar se Milan Radoiçiq ka rrezik që të arratiset pas sulmit të 24 shtatorit në Manastirin e Banjskës në Kosovë, ndaj kërkon që ai të mbahet në paraburgim. 

Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua dhe pasi u mor në pyetje u vendos të mbahej në paraburgim për 48 orë. Megjithatë ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi kërkesën e prokurorisë. 

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Manastirin e Banjskës në Kosovë, disa ditë pas ngjarjes.   

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet në Prishtinë si “tentativë për ta aneksuar veriun e Kosovës” 

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë oficeri Afrim Bunjaku. Nga shkëmbimi i zjarrit mes palëve në manastirin e Banjskës u vranë edhe tre sulmues serbë.

Share This Article