ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 6 hours ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 6 hours ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Promovohen në Zagreb dy libra për masakrat serbe në Kosovë

albnews by albnews
6 March, 2023
in Kosova
0
Promovohen në Zagreb dy libra për masakrat serbe në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një çerek shekulli më pas, dhimbja që lanë masakrat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës vijon të mbetet e thellë. Shteti serb nuk i ka pranuar ende krimet e kryera prej tij mbi civilët shqiptarë dhe vazhdon të dizinformojë opinionin publik ndërkombëtar për ngjarjet e Luftës së Kosovës, duke pretenduar se qenë shqiptarët që kryen krime.

Në këtë kontekst, studimet që faktojnë të vërtetën e ngjarjeve të ndodhura në Kosovë janë domosdoshmëri. Dy studime të tilla u promovuan më 23 shkurt në Zagreb, me iniciativën e Deputetes shqiptare në Parlamentin Kroat, Ermina Lekaj Perlaskaj. Ajo i priti miqtë nga Kosova dhe organizoi një drekë pune me ta në Parlamentin e Kroacisë. Ky rast shërbeu për t’i njohur Parlamentarët kroatë më nga afër me krimet dhe masakrat e dokumentuara në të dy librat.

RelatedPosts

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht

Kësaj iniciative iu bashkuan edhe Shoqata e Shqiptarëve të Qytetit të Zagrebit dhe Qarkut të Zagrebit, Bashkësia e Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Ambasada e Kosovës, Ambasada e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Shqipërisë dhe pjesëtarë të pakicës shqiptare në Kroaci.

Para promovimit në Pallatin e Shtypit në Zagreb, miqtë nga Kosova vizituan edhe Ambasadën e tyre, ku u pritën nga Ambasadori Martin Berisha. Autorët e librave dhe botuesi i tyre u pritën nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Milaim Fetai dhe nga një përfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Zagreb.

Miqtë nga Kosova në këtë udhëtim të shenjtë u shoqëruan edhe nga Drejtori Ekzekutiv i shoqatës “Krahë që Bashkohen”, Arbër Lushaj dhe nga anëtarë të tjerë të kësaj shoqate. Gjatë takimeve me mysafirët, “Krahë që Bashkohen” foli për aktivitetin e vet dhe për vizionin që të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet trojeve shqiptare në Ballkan. Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv Lushaj u bëri Ambasadorëve një dhuratë simbolike që kishte të stampuar stemën e shoqatës.

Dy librat e promovuar qenë “Krimet Serbe në Deçan” nga Adem Lushaj dhe “Krimet Serbe në QKUK” nga Dr. Salih Krasniqi. Lushaj në librin e tij flet për masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999. Ai e shkroi librin në gjuhën angleze për t’ia bërë të njohur botës tragjedinë e popullit të Kosovës, e në veçanti ka paraqitur rrënimet e zonës së Deçanit.

Ndërkohë Krasniqi në librin e vet ka paraqitur emrat dhe fotografitë e viktimave, 136 prej tyre nga gjithsej 1300 persona që u goditën nga terrori serb, si dhe dëshmitë e njerëzve që arritën t’i shpëtojnë tmerreve të luftës. Më konkretisht, libri i Krasniqit ekspozon krimet e luftës nga policia dhe ushtria serbe kundër pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë periudhës 1989 – 1999.

Për librat folën botuesi i tyre, Ramiz Tafilaj nga Jalifat Publishing dhe autorët e librave. Gjithashtu pjesëmarrësit vizituan një ekspozitë me piktura dhe panele nga Dr. Salih Krasniqi të titulluar “Si e vranë kodin etik të Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare?”

Për t’i bërë jehonë më të madhe aktivitetit promovues, përfaqësuesit e Jalifat Publishing dhe të “Krahë që Bashkohen” u shoqëruan edhe nga Shkëlqesia e Tij, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai foli për kohën e luftës dhe gjithashtu për Deçanin e kohës së paqes dhe pavarësisë.

Duhet theksuar se delegacioni nga Kosova, për shkak se ishte nisur të promovonte dy libra për masakrat serbe të luftës, u detyrua ta shmangte kalimin nëpër Serbi dhe prandaj të bënte 2400 km rrugë vajtje-ardhje. Ky fakt dëshmon edhe njëherë tjetër se Serbia nuk është gati t’i pranojë krimet dhe masakrat e kryera prej shtetit dhe qytetarëve serbë ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Librat e Lushajt dhe Krasniqit, të botuar nga Jalifat Publishing, përveç vlerës ndërgjegjësuese kanë edhe vlerë juridike, pasi tashmë po përdoren si dëshmi nga avokatët mbrojtës në Gjykatën e Hagës.

Klementin Mile

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result