Promovohet lLibri “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të 20-vjetorit të masakrës së Dubravës, sot është promovuar libri i kujtimeve “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, i autorit Enver Dugolli, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.

Libri përmban kujtime nga kohë të vështira burgjesh në atë kohë në Dubravë.

Ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni tha se Enveri është dëshmitar i gjallë e tipik i njërit dhe tjetrit në kontekst, por edhe i tërmecës midis tyre, si dhe gjithçka që rrëfehet në kohën dramatike të burgut.

Ky libër i kujtimeve, sipas tij, është një monument i veçantë kushtuar qindra të rinjve të rënë në burgun e Dubravës.

Hyseni foli edhe për vuajtjet e veprimtarit Ukshin Hoti dhe të tjerëve.

“Nuk dihet a do të ngritët monumenti zyrtarisht i premtuar për Dubravën, por libri i Enver Dugolli, është tashmë një monument i llojit të vet dhe një monument i veçantë kushtuar qindra jetëve rinore, e dëshmorë të vrarë. Libri i Enverit, është edhe aktakuzë për terrorin shtetëror shovinist, por është edhe zë proteste që e akuzon fuqishëm dhe me fakte cinizmin e qendrave të vendimmarrjes politike vendore dhe të mekanizmave të drejtësisë ndërkombëtare që vazhdojnë të heshtin mbi krimin e gjenocidit në burgun e Dubravës”, theksoi Hyseni.

Share This Article