Pas blerjes së Chelseat, Todd Boehly ka vendosur të bëjë nënshkrimin e tij të parë dhe raportohet se mund të jetë Cristiano Ronaldos.
Amerikani beson se nënshkrimi i portugezot do të ishte një konfirmim se ata synojnojë të mbyllin diferencën me Manchester City dhe Liverpool.
Me Ronaldon që konfirmon se po kërkon të largohet nga United, Boehly tani thuhet se do të ulet me trajnerin Thomas Tuchel për të parë nëse ka vend për sulmuesin portugez në planet e gjermanit për këtë sezon.
Tuchel është i prirur të sjellë përforcime në mbrojtje, me klubin që humbi Andreas Christensenin dhe Antonio Rudigerin.
Të tillë si Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso gjithashtu supozohet se janë të pavendosur rreth qëndrimit, që do të thotë se nënshkrimi i mbrojtësve do të kishte kuptim logjik për klubin.
Përpjekjet e klubit për të nënshkruar me Jules Kounde të Sevillas dhe yllin e Juventusit, Matthijs de Ligt, gjithashtu kanë ngecur javët e fundit. Prandaj, ndërsa Ronaldo mund të jetë në treg, është e domosdoshme që Chelsea fillimisht të adresojë çështjet e tyre të mbrojtjes.
Një faktor që mund ta bindë Tuchelin është fakti që nënshkrimi rekord Romelu Lukaku është larguar nga klubi dhe Timo Werner nuk ka arritur të përmbushë pritjet, kështu që klubi mund të përfitojë nga nënshkrimi i Ronaldos.
Tuchel, megjithatë, është i prirur të shtojë Raheem Sterling të Manchester Cityt në vijën e tij të parë, kështu që raportohet se ai nuk është i interesuar të ketë pesë herë fituesin e Topit të Artë në skuadër, shkaku që nuk është lojtar që mund të bëjë presion në të gjitha pjesët e fushës.