Pronari i hotelit dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, rinisin kërkimet te “Mira Mare” në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot do të rinisin sërish kërkimet në hotelin “Mira Mare” në Durrës pasi pronari i këtij objekti pretendon se poshtë rrënojave ka ende njerëz.

Pavarësisht se nga ekzaminimi me sensorë dhe ekipet franceze me qen dhe mjete të tjerë ka rezultuar se poshtë rrënojave nuk ka trupa të tjerë përveç atyre që janë nxjerrë, pas këmbënguljes së pronarit sot do të ketë sërish kërkime.

Pas kërkimeve që do të bëhen, duke filluar nga paraditja e sotme nëse do të bien pretendimet e pronarit të hotelit, do të fillojë zhvendosja me ekskavator e inerteve.

Nga hotel “Mira Mare” u nxorën të pajetë dy trupa, Eviola Broshka që ishte balerinë dhe baristi Sotiraq Misha, ndërsa u shpëtua Adriatik Bode, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton Report Tv.

Tashmë pritet për t’u parë nëse poshtë rrënojave ka trupa të tjerë të pajetë që mund të kenë qenë në hotelin pesë katësh që u shemb.

Share This Article