Pronari i restorantit ku u mbajt mbledhja e dy qeverive: Jam anëtari më i vjetër i Vetëvendosjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri ka vizituar restorantin e biznesmenit Gjergj Luca, i cili njihet si mik i gushtë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, aty ku edhe u mbajt mbledhja e dy qeverive.

Gjatë kohës sa ka qëndruar aty Kurti, Luca ka postuar një video të shkurtër në Facebook, ku edhe thotë se është anëtar i Vetëvendosjes.

“Unë Gjergj Luca si anëtari më i vjetër i Vetëvendosjes, sepse kam vendosur çdo gjë në jetën time, sot jam pranë këtij burri dhe jam anëtar i kësaj partie. Respekt për mikun, respekt për të zotin e shtëpisë”, ka thënë Luca, duke nxitur të qeshura nga të dy kryeministrat.

“Vazhdo vetëvendos”, ia ka kthyer Edi Rama.

Luca është pronar i kompanisë së njohur “Rozafa” dhe pikërisht në restorantin e tij në Elbasan sot është mbajtur mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Po ashtu, Luca ka përcjellë gjatë gjithë kohës kryeministrat për të parë secilën pjesë të restorantit, video të cilën e ka shpërndarë Rama në Facebook.

Share This Article