ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 9 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 9 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 9 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 10 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pronari i “Sterilizimit”/ Ilir Rrapaj shpërbleu veten me 120 mijë euro

albnews by albnews
22 August, 2023
in Albania
0
Pronari i “Sterilizimit”/ Ilir Rrapaj shpërbleu veten me 120 mijë euro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në dosjen e SPAK të siguruar nga “Ora News” nënvizohet se kontrata e shërbimit mes pronarit kryesor të “Sani Service” dhe kompanisë së tij, është lidhur në 25 nëntor 2015, vetëm 15 ditë para se të zyrtohej kontrata nga ministri Ilir Beqja dhe administrator Admir Daca.

Konçesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, rezulton të jetë një nga aferat më të mëdha në sistemin shëndetësor shqiptar. Konçesioni ka vijuar funksionimin përmes mekanizmit të mashtrimit përmes faturave fiktive, duke lidhur kontrata konsulence dhe duke hapur një zinxhir kompanish me pronarë vetë protagonistët e këtij konçesioni dhe punonjësit e tyre.

RelatedPosts

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

‘Do i ‘shuaj’ burrat e fisit Lleshi’ – Saga e hakmarrjes së Aurel Hoxhës për djegien e vëllait në Angli…deri në ekzekutimin në burg të vrasësit

Në skemën e falsifikimit të faturave, mashtrimit dhe korrupsionit krijohet dyshimi i arsyeshëm se dalin dhe pronarët italianë, si dhe një grumbull njerëzish shqiptarë që u punësuan si drejtorë në “Sani Service”.

Për përgjegjësinë penale të tyre, SPAK duhet të hetojë.

Pasi firmosën me ministrin Ilir Beqaj në 10 dhjetor 2015 kontratën konçesionare, 15 ditë para lidhjes së kontratës, pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve në “Sani Service”, Ilir Rrapaj, ka vendosur të shpërblejë vetëm me 120 mijë euro.

Shpërblimi ka ardhur përmes një kontrate konsulence që Ilir Rrapaj ka bërë me kompaninë e tij konçesionare “Sani Service”.

Rrapaj ka pasur një impenjim të gjatë dhe ka lobuar fort për fitimin e këtij konçesioni. Ndaj për këtë lodhje, kompania e tij ka vendosur të shpërblejë pronarin e saj me 120 mijë euro.

E njëjta gjë është bërë dhe me Elisabetta Anzanello, e cila është Drejtoreshë në Sani Service dhe njëherësh gruaja e italianit aksioner në “Sani Service”, Umbro Staçini.

Anzanello ka përfituar për këtë konsulencë 162 mijë euro të mara në tre këste të ndryshme. Shpërblim financiar ka fituar dhe vetë Staçini.

Në dosjen e SPAK të siguruar nga “Ora News” nënvizohet se kontrata e shërbimit mes pronarit kryesor të “Sani Service” dhe kompanisë së tij, është lidhur në 25 nëntor 2015, vetëm 15 ditë para se të zyrtohej kontrata nga ministri Ilir Beqja dhe administrator Admir Daca.

Një ditë më pas nga Rrapaj, në 26 nëntor 2015 italiani Umbro Staçini, ka lidhur një kontratë konsulence me kompaninë “Sani Service”, kundrejt shpërblimit fiks 120 mijë euro.

Në datën 25 nëntor 2015 është lidhur Kontratë shërbimi ndërmjet SaniService dhe Ilir Rrapaj.

Shpërblimi ishte për ofrimin e shërbimit të konsulencës teknike dhe profesionale në mbarëvajtjen e shërbimeve të integruara objekt i koncensionit, koordinim i strategjive për konsolidim dhe tutelën e raporteve me interlokutorët dhe subjektet publike e private të përfshira në objektin e koncensionit, koordinim në konsolidimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në respekt të etikës dhe mënyrave më të avancuara për garantimin e produktivitetit dhe stabilitetit afatgjatë, për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës së koncensionit, me një tarifë vjetore 120.000 euro.

Në këtë kontratë ndër të tjera thuhet shprehimisht:

”… Ilir Rrapaj është impenjuar gjatë gjithë periudhës përgatitore të dokumentave të garës duke vendosur në dispozicion të gjitha kompetencat dhe mjetet e veta në dispozicion…”.

Kontratë konsulencë-Performanca e punës intelektuale ndërmjet “SaniService” me Elisabetta Maria Anzanello e datë 16 Tetor 2016, për periudhën 1 janar 2017 deri 31 dhjetor 2017, në shumën 52 mijë e 500 euro.

Kontratë në datë 9 janar 2018 për vitin 2018 në vlerën 40 mijë euro. Dhe kontratë në datë 1 janar 2021 në vlerën 70 mijë euro në vit.

Gjithashtu në 4 janar 2016, aksioneri tjetër i kompanisë konçesionare “Sani Service”,  “Ujet Srl” lidh një marëvjeshje shërbimesh me kompaninë e tij, për koordinimin me organin administrativ të “SaniService” për të ofruar ndrihmën e nevojshme në kryerjen e shërbimeve, të vendosë në dispozicion të koncensionarit personelin dhe konsulentët profesionistë të pajisur me kompetencat dhe pervojën e përshtatshme, për aktivitetet që do të kryejë “SaniService”, etj.

Pagesa për këto shërbime është parashikuar në shumën 198.000 euro gjithëpërfshirëse, të ndara në dy këste nga 73.000 euro për aktivitetin e vitit 2016 dhe 52.000 euro për aktivitetin e vitit 2017.

Gjithashtu në 2 janar 2018, kompania tjetër italiane “Tecnosanimed” lidh një marëveshje me konçesionaren “Sani Service”, ku është pronare dhe vetë, për ofrimin e shërbimeve të planifikimit, organizimit, koordinimit të vazhdueshëm të aktiviteteve të ndryshme për ekzekutimin korrekt të menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme mjekësore biologjike.

Janë dhe shumë raste të tilla që përmes marëveshjeve për konsultim dhe shërbimesh, vetë pronarët e konçesionit kanë dakordësuar me kompaninë e tyre konçesionare, për të fituar një pjesë të parave në këtë formë./Marre nga Oranews

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result