ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen 1 hour ago
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar? 1 hour ago
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë 2 hours ago
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë 2 hours ago
Qindra të izoluar dhe evakuuar, mot i keq mbërthen Italinë Qëndrore dhe Veriore 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Pronat dhe 60 milionë eurot buxhet vjetor

albnews by albnews
22 June, 2023
in Opinion
0
Pronat dhe 60 milionë eurot buxhet vjetor

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sa prej nesh kanë trashëguar një pronë, e cila nuk është kthyer sipas ligjeve në fuqi, por është mbivendosur e masakruar nga anëtarët e mafies së tokave në Shqipëri? Të cilët ia kanë rrëmbyr qytetarit pronën legjitime, të ndihmuar nga qindra sekserë e punonjës abuzues deri dje në Zyrat Vendore të Pasurive të Patundshme (hipotekat) dhe sot në agjencitë rajonale të Kadastrës Shtetërore. Sa prej nesh zotërojnë titujt e një prone të fituar me blerjen e saj me kontratë të rregullt me akt noterial, ose me trashëgimi, që janë format e njohura nga ligji për të qenë pronar, dhe nuk janë të tillë, pse prona u është shtetëzuar, apo edhe më keq, rrëmbyer nga abuzuesit në ish-hipoteka, për llogari të mafies së pronave? Janë me mijëra, me dhjetëra mijëra të tillë syresh prej nesh. Që kanë mbushur rradhët e një armate të zhgënjyerish, pa kompensimin e të cilëve është e pamundur të vendoset drejtësia sociale tek ne. Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 77/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, ndryshime këto që erdhën në zbatim, nga Ministria e Drejtësisë, të rekomandimeve të dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe rekomandimeve të Gjykatës sonë Kushtetuese, si dhe dy Vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave, që caktojnë fondin e duhur fizik(tokë për kompensim) dhe financiar(para), kjo armatë, dhe, në tërësi ne si qytetarë, po shohim më në fund një dritë të qartë shprese. Ministria e Drejtësisë ka tashmë një Drejtori Antikorrupsion dhe kjo drejtori po lufton realisht mafien e pronave, pavarësisht se është një luftë si e Davidit kundër Goliathit. Dhe nga dy vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave për të dhënë rreth 60 milionë euro çdo vit për kompensimin financiar të pronarëve që u është mohuar padrejtësisht e drejta e pronës, ka më në fund edhe një Agjensi të Trajtimit të Pronave funksionuese dhe jo bllokuese për qytetarët. Në dyert e kësaj agjencie, nuk do të shohim dhe nuk do të marrim vetëm përcjellje pafund, pa na e zgjidhur kush hallin e madh me të drejtën e ligjshme të pronës private, të mohuar e shkelur përbindshëm nga mafia e tokave. Përmes njerëzve profesionistë dhe të ndershëm që ka grumbulluar dhe një pune intensive e largpamëse, Ministria e Drejtësisë ka bindur qeverinë të caktojë një fond dinjitoz prej rreth 60 milionë euro në vit, për të kompensuar me mijëra e mijëra qytetarë me pronë të patrajtuar(kesisoj te mohuar) për dekada me rradhë. Janë 9 mijë kërkesa të pashqyrtuara të pronarëve të tokave me titull pronësie, që do të marrin përgjigje deri më datën 31 Dhjetor 2024 nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Me ligjin nr. 77/2022, ata qytetarë që i kanë dosjet e tyre të pronës në gjykatë të shkallës së parë administrative, kanë të drejtën t’i tërheqin nga gjykata dhe t’i risjellin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Me ligjin e mëparshëm nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, u morën 26 mijë e 300 vendime, por që zhgënjyen keqazi qytetarët pronarë, për shkak se askush nuk punoi fort dhe seriozisht për t’i zbatuar ato. Nga këto vendime, Agjencia e Trajtimit të Pronave të tetë viteve më parë, arriti të ekzekutojë vetëm 794 vendime, ose një vendim në treqind të tillë! Me ndryshimet e reja ligjore të ligjit nr. 77/2022 dhe me me dy Vendime të Këshillit të Ministrave që i sigurojnë paratë, agjencia, e drejtuar nga njerëz të rinj me integritet dhe vullnet për t’u shërbyer qytetarëve, është gati për të filluar me kompensimet financiare të qytetarëve-pronarë dhe ka në dispozicion 60 milionë euro çdo vit. Lind pyetja: 60 milionë euro në vit për qytetarë që kërkojnë kthim prone të mohuar prej dekadash tashmë, a janë pak? Jo! Është një fillim zemërdhënës. Për mundësitë e Buxhetit tonë të Shtetit, përbën një shifër dinjitoze. Sigurisht, duke patur parasysh se fatura financiare e detyrimeve ndaj qytetarëve pronarë me pronë të mohuar është mbi 1 miliardë euro, 60 milionë euro çdo vit nuk mjaftojnë, edhe sikur të vijohet të jipen për dhjetë vite rradhazi. Por është një fillim i mbarë dhe shumë shpresëdhënës. Prandaj ligji me nr. 77/2022, i fuqizuar financiarisht me dy vendime të fundit të Këshillit të Ministrave, është një ligj që jep shumë shpresë.Nga zbatimi i duhur dhe i shpejtë i tij, drita e shpresës do të shndërrohet në një dritare të madhe të fateve të reja të të drejtave të pronës private në Shqipëri, aq përbindshëm të masakruar, mohuar e keqtrajtuar deri tani.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

10 September, 2025
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 September, 2025
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

10 September, 2025
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result