ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë 8 minutes ago
Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024 10 minutes ago
FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar 12 minutes ago
SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste 1 hour ago
VIDEO/ Krisje në Kombëtare? Armand Duka anashkalon dhe s’e takon Brojën pas festës në Andorra 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Propozimi evropian, deklarata e SHBA-së dhe profesorit Weller si dhe reagimi i opozitës

albnews by albnews
7 March, 2023
in Kosova
0
Propozimi evropian, deklarata e SHBA-së dhe profesorit Weller si dhe reagimi i opozitës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aneksi për zbatimin e Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi tashmë ka nisur të diskutohet, derisa më 18 mars do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me Planin evropian dhe qëndrimin e opozitës përkitazi me të kanë reaguar një ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RelatedPosts

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

EMRI/ U përpoq të parandalonte vjedhjen, vritet shqiptari në Nju Jork

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë të hënën një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për qëndrimin e dy partive opozitare kundër propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë të hënën një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

 “Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës. “Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”.

Zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-ve i ka thënë Paparacit se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qëndrimin për propozimin e Bashkimit Evropian në nivelet më të larta të qeverisë.

E pas deklaratës së SHBA-së, ka reaguar ish kryeministri, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Hoti ka thënë se LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës.

Sipas tij, forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë, e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës, e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera.

Ai po ashtu tha se e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer.

“I ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare, e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, e njëjta forcë politike pranon të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

E për Propozimin evropian një ditë më parë ka folur edhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës – që solli pavarësinë e Kosovës, Marc Weller.

Ai në një intervistë për kallxo.com ka thënë se me marrëveshjen e fundit Kosova për herë të parë është në një pozitë të mirë strategjike.

Weller tha se Serbisë po i kërkohet diçka shumë e vështirë, pra, Serbia duhet të heqë pjesën nga Kushtetuta e saj që pretendon se Kosova është pjesë integrale e saj dhe duhet ta njohë Kosovën.

“Pra, koncesioni i madh duhet të vijë prej anës së Serbisë dhe kjo është shumë, shumë e vështirë. Në anën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë ky çekuilibrim në favor të Kosovës, Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata” – ka shtuar Weller.

Tutje Weller ka thënë se nëse Kosova angazhohet në mënyrë konstruktive në të gjitha pjesët e kësaj marrëveshjeje fillestare në rrugën drejt normalizimit të plotë, atëherë Serbia nuk mund të fshihet pas argumentit se Kosova po e pengon procesin dhe sipas tij, çështja e njohjes ende nuk ka dalë realisht në diskutime.

“E mira që ka ndodhur është se BE-ja dhe SHBA-ja kujtojnë letrën e Presidentit Biden që ju sapo e përmendët, dhe kanë konfirmuar se synimi në përgjithësi mbetet njohja e plotë. Ata e quajnë atë një qasje të përqendruar në njohjen në negociatat e mëtejshme për normalizimin. Pra, kjo është në të vërtetë shumë e dobishme. Dhe kjo ishte me të vërtetë hera e parë në letrën e Bidenit e dërguar para pak më shumë se një viti e ku kjo thuhej kaq qartë”, ka thënë më tej Weller.

E lidhur me Propozimin evropian, një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Siç njoftohet, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë, hapat e mëtutjeshëm, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë.

Tutje, Osmani potencoi se dakordimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Osmani po ashtu theksoi se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive karshi dialogut me Serbinë, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për një proces i cili kontribuon në paqe, siguri dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend e rajon, njofton Telegrafi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

Osmani lëshon kritika ndaj BE-së: Kosova ka bërë reforma, por Brukseli nuk e njeh përparimin tonë

14 November, 2025
Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14 November, 2025
FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar

FMN rezerva për “paqen fiskale” të propozuar nga Rama: Qeveria duhet të punojë për të rikthyer shqiptarët e larguar

14 November, 2025
SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result