Propozimi i Ramës, Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të SHISH

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Emri i Hysenit u propozua nga Kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi dhe një takim me kreun e shtetit për këtë çështje pak ditë më parë. Rama, pas takimit, deklaroi se Hyseni gëzon eksperiencën e nevojshme dhe respektin në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës.

Vlora Hyseni ka një karrierë të gjatë në shërbimet inteligjente të Kosovës. Ajo ka qenë zëvendëskryetare e këtij institucioni, por në një periudhë të shkurtër kohore edhe e ka drejtuar. Hyseni ka qenë dhe këshilltare për sigurinë e Kryeministrit Edi Rama.

Share This Article