ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 16 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 16 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 16 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 16 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Propozimi i Ramës për Asociacionin, Qeveria e Kosovës: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

albnews by albnews
10 June, 2023
in Albania, Kosova
0
Propozimi i Ramës për Asociacionin, Qeveria e Kosovës: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Kosovës ka reaguar zyrtarisht për draftin për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ia ka dërguar Gjermanisë dhe Francës.

“Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për KosovaPress.

RelatedPosts

“U vra nga shoku i tij”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Babrru: Konsumuan alkool në një lokal bashkë para ngjarjes

Kosova arreston një shtetas serb për sulm ndaj policëve në Jarinjë

Aktivistja shqiptare ‘mes të ndaluarve’ në flotiljen drejt Gazës

Kryeziu shtoi se qëllimi serb për Asociacionin është krijimi i një Republika Srpska në Kosovë, njëlloj si në Bosnje-Hercegovinë. “Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiçit që synonte një Republika Srpska në Kosovë dhe së fundmi me nonpaperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën serbe’. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë”, tha ai.

Një ditë më parë, në një përgjigje zyrtare për A2 CNN, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, mirëpriti propozimin e Ramës, por tha se statuti për formimin e Asociacionit do të bëhej vetëm përmes procesit të dialogut Prishtinë-Beograd.

Të enjten, Kurti u shpreh se marrëveshja do të arrihet nëse ka pajtueshmëri në parim për shtyllat e saj. “Nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, u shpreh Kurti në Kuvend.

Kryeministri Rama tha të enjten se draftin e tij për Asociacionin – një dokument konfidencial për momentin – të realizuar me ekspertë të huaj, përfshi edhe amerikanë, ia kishte dërguar liderëve të Gjermanisë dhe Francës, por nuk e kishte konsultuar me Kurtin për dokumentin.

Deklarata e Ramës ngjalli reagime në Shqipëri dhe Kosovë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se teksti ishte shkruar në Beograd, ndërsa ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, mbështeti qëndrimin e Ramës për këtë çështje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result