Propozimi i Trump arrin në Teheran. Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, shkatërrimi vazhdon

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkatërrim i konsiderueshëm raportohet në Izrael nga sulmet e Iranit. Këto pamje të xhiruara me dron tregojnë shkallën e dëmeve në ndërtesat e banimit që u goditën në Tel Aviv.

Deri të martën në mëngjes, nuk kishte raportime zyrtare për viktima, pasi ushtria izraelite tha se forcat e kërkim-shpëtimit ishin vendosur në disa zona në pjesën qendrore të vendit. Por, mediat raportojnë për 6 të lënduar, shkruan A2.

Edhe Izraeli ka ndërmarrë një valë sulmesh hakmarrëse kundër Iranit. Bombardime të fuqishme janë raportuar në Teheran. Dy objekte gazi dhe një tubacion në Isfahan dhe Khorramshahr u shënjestruan nga sulmet izraelite dhe amerikane disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi shtyrjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për një marrëveshje armëpushimi përmes ndërmjetësve, një hap i mundshëm paraprak drejt bisedimeve midis dy vendeve, sipas një zyrtari të lartë të Ministrisë së Jashtme iraniane të cituar nga stacioni televiziv amerikan CBS News.

Informacioni konfirmon pjesërisht negociatat e supozuara në vazhdim midis dy vendeve, të njoftuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, por të mohuara nga mediat iraniane. Ai kishte përshkruar bisedime “shumë të mira dhe produktive” midis autoriteteve të të dyja vendeve dhe përmendi rreth 15 pika konvergjence, duke pohuar se ekziston “një mundësi e mirë” për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit që filloi më 28 shkurt.

Sipas Trump, Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore, një nga kërkesat kryesore të SHBA-së. Shtëpia e Bardhë i tha BBC-së se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke shtuar se çdo spekulim “nuk duhet të konsiderohet si përfundimtar”.

Situata në tregje luhatet sërish: Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 100 dollarë për fuçi, një ditë pasi ra me më shumë se 10% pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të shtyrë sulmet e mëtejshme ndaj Iranit. 

Share This Article