Propozohet dënimi me burg për përdoruesit e cigareve elektronike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë në Indi ka propozuar një ndalim për prodhimin dhe importin e cigareve elektronike. Kjo vjen disa ditë pasi u raportua vdekja e parë si pasojë e sëmundjes së mushkërive, të shkaktuar nga cigaret e njohura ndryshe si Juul.

Ministria ka propozuar që qeveria të lëshojë një urdhër ekzekutiv që ndalon pajisjet në interes të publikut, duke thënë se ishte e nevojshme për të siguruar që cigaret elektronike të mos bëhen “epidemike” mes fëmijëve dhe të rinjve.

“Cigaret elektronike dhe teknologji të ngjashme që inkurajojnë përdorimin e duhanit ose ndikojnë negativisht në shëndetin publik janë të rrezikshme për një përdorues aktiv, si dhe pasiv,” njoftoi Ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Zyrtarët po propozojnë dënime me burg deri në tre vjet dhe gjoba deri në 7 mijë dollarë për shkelësit e përsëritur kundër rregullave të reja.

Share This Article